• |
ide | kryesore

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, së shpejti film

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard po kthehet në film. Hot take The Depp/Heard Trial do të flasë për betejën ligjore dhe lidhjen e tyre.

Mark Hapka do të luajë  si Depp dhe Megan Davis do të portretizojë Heard. Melissa Marty do të luajë avokaten e Depp, Camille Vasquez ndërsa Marry Carrig do të shfaqet si këshilltarja e Heard, Elaine Bredehoft. Guy Nicolucci ka shkruar filmin dhe Sara Lohman do të jetë regjisore.

“Me partnerët tanë në MarVista, Tubi Origjinal do të prodhojë historinë e cila u ndoq nga miliona njerëz dhe u shfaq në titujt kryesorë gjatë verës”, u shpreh Nicolucci.I lëshuar nga studioja e Fox Entertainment MarVista Entertainment,Hot Take do të shfaqet në Tubi më 30 shtator.

Më 1 qershor, juria në kontenë Fairfax, Virxhinia, zbuloi se Heard shpifi për Johnny Depp në artikullin e saj të vitit 2018. Atij iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Pas vendimit , Depp tha në një deklaratë se juria “më ktheu jetën time. Ndërsa, Heard e quajti një vendim të padrejtë.

Lexo Edhe :https://lapsi.al/2022/07/10/amber-heard-ceshtja-e-shpifjes-me-johnny-depp-nje-gjykim-i-gabuar/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *