• |
ide | kryesore

Hakerimet/ Eksperti: Përveç Iranit, na ka sulmuar edhe Rusia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
hakerimet



Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se qëllimi i sulmit kibernetik iranian është të shkaktojë terror, kaos dhe destabilizim. Ai theksoi se përveç Iranit është edhe Rusia që na ka sulmuar online. Sulmet të tilla, sipas Karamuços janë akte terroriste.

Përveç Iranit, Karamuço ka theksuar se pas sulmeve qëndron edhe Rusia. Ai ka theksuar se hakerimet po vijojnë në të gjithë rajonin, madje ai e lidh vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë pikërisht me sulmet që janë zhvilluar në Kosovë.

“Duhet thënë se nga të gjitha sistemet kemi vetëm E-Albania, por të gjitha sistemet e tjera online, të bankës apo të mbrojtjes nuk janë prekur. Është një hartë shumë më e gjerë sulmesh dhe është për të gjithë rajonin. Është një sulm i mirëfilltë terrorist. Ka qëllim të destabilizojë rajonin., Nuk është vetëm Irani. Ka ardhur me shpejtësi. Edhe Kurti ka ardhur me shpejtësi në Tiranë,” tha Karamuço.

“Është edhe Irani edhe Rusia. Nuk janë lajme të rastësishme këto. Kaos, panik, destabilizim, terror i përgjithshëm, rënie qeverie. Dhe në vende pro perëndimore” tha Karamuco në Abc.

Gjithashtu, eksperti i kriminalistikës, shtoi se ka 4 muaj më parë që hakerimet vijojnë, ndërsa ka theksuar se priten arrestime dhe urdhër ndalime.

Më 6 shtator të këtij viti, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi erdhi pasi gjatë këtij viti, vendi u godit nga tre sulme kibernetike nga grupe iraniane hackerimi.

Hetimet, në bashkëpunim me SHBA-në, arritën në përfundimin se bëhet fjalë për grupe iraniane, të lidhur me strukturat shtetërore. Irani e quajti këtë vendim të pamenduar dhe të pabazuar në fakte.

Lexo më tej: Hakerimi nga Irani/ U deshën 24 orë që të rikthehet sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit 



9 Comments

  1. Ore kush del ne tv e quajn ekspert ! Po ca kar eksperti eshte ky me shok , kto jan ca rrota kari te rilindjes qe tregojn perralla me inperialistet amerikan dhe rusin. Maksimumi paint-in din me hap ne kompjuter

  2. Ore mos sulmojme veten dhe se dime,pasi ekspertet kosovare thane qe Kosova po sulmohej nga serverat shqiptare, biles shtronin pyetjen valle i ka akoma ne administrim Shqiperia serverst e saj apo shfrytezohen nga te tjeret.Patronazhistet po sulmojne gjithe Balllanin me duket.

  3. Fytyr pederasti ky debili injorant. Ku i keni faktet more legena. Ju futi amerikw midh per top duke ju perdorur kunder Lindjes dge asnje vend tjeter se ben kete. Ju po ju rrjepin dhe po ju futin mish per top se tu jepnin miliarda dhe mubd ta justifikonit.

  4. Përveç Iranit, na ka sulmuar edhe Rusia . Por perveç rusise e kemi sulmuar edhe vete . Biles per ta bere me bindese , tani po sulmojme edhe Kosoven

  5. Me ngel siguria ne dore te “ekspertave” si ky edhe kursi ku bo koding cuni im 8vjec na sulmo neve..vk e nxjerrin per ekspert kte toc kuklle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *