• |
ide | kryesore

Kanye West hap shkollën e krishterë ‘Donda Academy’

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West ka hapur një shkollë private të krishterë të quajtur Donda Academy. Shkolla, e vendosur në Simi Valley, Kaliforni do të ketë  klasa bazë të arteve, matematikës dhe shkencës.Gjithashtu do të ketë kurse për artin pamor, filmin”.

Dy burime  i thanë Rolling Stone se familjet që dëshirojnë të regjistrohen duhet të nënshkruajnë një marrëveshje moszbulimi. West bashkëpunoi me producentin Malik Yusef për iniciativën.

“Unë mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë peshën e kësaj.Ky njeri ka dashur gjithmonë të krijojë një shkollë në emrin e mamasë së tij. Shikoni se çfarë po bëjmë me korin dhe modën në shkollë. Nuk mendoj se ka një kapitalist sipërmarrës apo dikush që ka pasur një vizion kaq të qartë.”

Ky lajm vjen pasi kompania e Kanye West, Yeezy njoftoi se do të ndërpresë kontratën me Gap Inc. Vendimi u publikoi përmes një letre  nga avokati i reperit. Sipas CNBC, letra citon dështimin e pretenduar të Gap për të përmbushur detyrimet e detajuara në marrëveshje. Detyrimet përfshijnë  shpërndarjen e produkteve Yeezy në dyqanet e saj deri në gjysmën e dytë të 2021 dhe krijimin e dyqaneve të dedikuara Yeezy Gap.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: Independent
 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *