• |
ide | kryesore

Lil Baby nderohet me cmimin humanitar

-Instant, Paparazzi, Slider



Lil Baby do të marrë çmimin Humanitar Quincy Jones në Music in Action 2022 të enjten, 22 shtator.Reperi  do të nderohet për kontributin e tij në drejtësinë racore dhe sociale brenda dhe jashtë industrisë së muzikës.

Së fundmi, Lil Baby zhvilloi për herë të tretë “Back to School Fest” në qendrën tregtare West End të Atlantës. Në partneritet me Goodr, ngjarja u ofroi më shumë se 3000 fëmijëve vendas lojëra,ushqim, çanta shpine, pajisje shkollore dhe prerje flokësh. Ai punoi me restorantin e Atlantës, Lemont Bradley për të ofruar 100 vende pune për të rinjtë. Gjithashtu  themeloi programin e bursave prej 150,000 dollarësh për studentët në ish-shkollën e tij të mesme.

Ngjarja, e sponsorizuar nga Black Music Action Coalition feston artistë, drejtues, biznese, sipërmarrës, aktivistë dhe kompani që kanë përdorur platformat e tyre për të ndikuar në ndryshimet sociale gjatë vitit të kaluar.

Gail Mitchell, drejtoresha e Billboard dhe Shirley Halperin, redaktore e muzikës në Variety, do të nderohen me çmimin BMAC 365. Ky çmim që i jepet një personi, kompanie ose organizate që ka mbështetur vazhdimisht ndryshimet shoqërore gjatë gjithë kohës.  The Weeknd dhe H.E.R. mori çmimin Humanitar Quincy Jones në çmimet Music in Action 2021.

Eventi do të bashkëorganizohet nga aktorja e Bel Air, Coco Jones dhe  Kenny Burns. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *