• |
ide | kryesore

Lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar, ekipi i DEA-s amerikane vjen në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekipi i DEA-s (Administrata e Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve) ka mbërritur në Shqipëri. Agjenti special Brendan Leddy, së bashku me personelin e DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë. Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Ekipi i DEA-s është pritur nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Lexo më tej: DEA amerikane vjen me zyrë në Tiranë, agjencia e tmerrit për trafikantët e drogës

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”-shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë. Pjestare të Dea-s do të jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle kufitare si porte aeroporte e pika tokësore. Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila vjen nga Amerika Latine.



2 Comments

  1. a po vje per te bo arrestime apo vjen sa per te bo klizem qe te rrine kanalet e hapme…..
    me spektakle vulgare jemi deri ne fyt….

  2. Shume mire qe po vini por uroj te mos jete show i rradhes nga ana e amerikaneve ashtu sic ben perdite ambasadorja mbrojtese e karteleve dhe qeverise bandite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *