• |
ide | kryesore

Moti merr kthesën e fortë, sot dita e fundit me temperatura vere

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit, kalime të vranësirave



Temperaturave të larta i ka ardhur fundi dhe moti do ndryshojë fort. Meteorologia Lajda Porja deklaroi se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. 

Parashikohet që fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia në një intervistë për News24.

Ajo shtoi: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.” 

Moti ka qenë i ngrohtë dy javët e para të muajit të parë të vjeshtës, shtatorit. Me ç’duket, mënyra si do të ftohen temperaturat që nga dita e nesërme do t’i japin fund ditëve të ngrohta si kjo e sotmja, në vendin tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *