• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i Days of Our Lives

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i Days of Our Lives, Mark Miller ka ndërruar jetë . Lajmi u konfirmua për fansat nga vajza e tij,Penelope Ann Miller.

“Shpirti i bukur i babait tim u largua nga kjo tokë më 9/9/2022. Atë e donin të gjithë ata që e njihnin. Ai ishte qesharak, argëtues dhe gjithmonë krijonte.E donte këtë jetë dhe e pa gotën gjysmë të mbushur!Isha e bekuar që e kisha baba.”, shkroi vajza në  Twitter.

Miller vdiq në Santa Monica, Kaliforni, nga shkaqe natyrore, sipas një raporti nga New York Post.Në Days of Our Lives, Miller u shfaq në 17 episode nga 1975 deri në 1976 si J.R. Barnett. Aktori luajti gjithashtu në serialin NBC Please Don’t Eat the Daisies nga viti 1965 deri në 1967.

Ai mori pjesë  gjithashtu në shfaqjetI Spy, The Andy Griffith Show, Alfred Hitchcock Presents, The Patty Duke Show, The Twilight Zone, That Girl, Adam-12, Cannon, Emergency! , Barnaby Jones, Kung Fu, The Waltons, Marcus Welby dhe Rrugët e San Franciskos.

Miller gjithashtu shkroi dhe luajti në filmin Savannah Smiles të vitit 1982. Filmi shfaqi dy nga vajzat e tij dhe u frymëzua nga vajza më e vogël Savannah, sipas Deadline.

Marrë nga: People 
Përktheu: Lapsi.al
Lexo Edhe:Ndahet nga jeta aktori i ‘Friends’ – Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *