• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Ulen temperaturat, pasdite priten rrebeshe

-Instant, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit, kalime të vranësirave



Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Vendi ynë që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Kjo situatë do të gjenerojë reshje shiu në të gjithë territorin. Në vijim, pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohësisht duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior. Kjo do të krijojë dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Parashikimi i motit për rajonin dhe Europën: Mbetet në pothuajse gjithë territorin Gadishulli i Ballkanit me vranësira të shpeshta. Këto vranësira do të sjellin reshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Me vranësira dhe reshje shiu paraqiten pjesërisht Europa Qëndrore dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Veriore do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Kosova

Republika e Kosovës do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë ditës së shtunë, duke bërë që vendi të dominohet nga vranësirat e shumta dhe reshjet e shiut. Pritet që shirta herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në territorin e MV. Por parashikohet që në vijim mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë përgjatë zonave perëndimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *