• |
ide | kryesore

Paundi arrin nivelin më të ulët në 37 vite! Britania në recesion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Paundi



Paundi ka rënë në një nivel të ri të ulët në 37-vite kundrejt dollarit amerikan. Shifrat treguan se shitjet me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar ranë ndjeshëm në gusht. Shkak ishte rritja e kostos së jetesës që vazhdoi të godasë familjet.

Rënia më e madhe se sa pritej në vëllimet e shitjeve prej 1.6% shkaktoi shqetësime të reja mbi gjendjen e ekonomisë.

Shitjet në të gjithë sektorët e shitjeve me pakicë ranë në gusht. Kjo pasi familjet reduktuan shpenzimet për shkak të rritjes së çmimeve.

Disa analistë sugjeruan se shifrat e shitjes me pakicë treguan se Mbretëria e Bashkuar është tashmë në recesion.

Sterlina ra më shumë se 1% kundrejt dollarit në 1.1351 dollarë, më e ulëta që nga viti 1985. Paundi ra pas publikimit të shifrave të shitjeve me pakicë.

“Është e premte e zymtë për paundin, mes shqetësimeve që Mbretëria e Bashkuar është futur në recesion, pasi kriza e kostos së jetesës intensifikohet dhe besimi në aftësinë e qeverisë për të nxitur një kthesë ekonomike zbehet”, tha Susannah Streeter, analiste e lartë e investimeve dhe e tregjeve në Hargreaves Lansdoën.

Kjo vjen në një kohë kur inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar, që është shkalla me të cilën çmimet rriten, po shkon në nivelin më të lartë të 40 viteve, pavarësisht se ka rënë në 9.9% nga 10.1% e korrikut.

Banka e Anglisë ka parashikuar që Mbretëria e Bashkuar do të bjerë në recesion në fund të këtij viti dhe pritet të vazhdojë të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të frenuar inflacionin.

Lexo më tej: Euro prek minimumin e ri historik, kursi me Lekun bie papritur 

Mbretëria e Bashkuar tashmë në recesion

Olivia Cross, ndihmës ekonomiste në Capital Economics, dha mendimin e saj mbi situatën. Sipas Cross, shifrat e shitjeve me pakicë të gushtit mbështesin pikëpamjen e konsulencës se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është “tashmë në recesion”.

Recesioni përcaktohet nga zvogëlimi i ekonomisë për dy periudha tre mujore radhazi.

“Shitjet me pakicë ndoshta do të vazhdojnë të luftojnë pasi kriza e kostos së jetesës goditet më fort në muajt e ardhshëm”. Kështu tha zonja Cross. “Por megjithatë, Banka e Anglisë do të duhet të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive.” 

Çmimet më të larta, së bashku me rritjen e ardhshme të faturave të energjisë në tetor, kanë bërë diçka. Kanë bërë që familjet të shtrëngojnë “rripat” e tyre kur bëhet fjalë për shpenzimet.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *