• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Itali, 11 jetë të humbura, 4 të zhdukur

-Instant, Planet, Të fundit
itali, permbytje, moti i keq



Italia është përfshirë nga moti i keq me stuhi që ka shkaktuar përmbytje në pjesën qendrore të vendit. 11 persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të mëdha në vend.

Ndërkohë, 50 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë shtruar në spitalet rajonale. Si rrjedhojë kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi më herët se qeveria e tij do të vendosë në dispozicion pesë milionë euro për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet në Italinë qendrore.

“I falënderoj sinqerisht të gjithë, nga Mbrojtja Civile te zjarrfikësit dhe vullnetarët”, tha Draghi, i cili aktualisht po udhëton në rajonin e Marche për të parë nga afër shkallën e dëmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *