• |
ide | kryesore

Prej 24 orësh vijon zjarri aktiv në zonën e Dukatit

-Instant, Lajme, Të fundit
Zjarr, Vlorë, flakë



Prej 24 orësh vijon zjarri aktiv në zonën e Dukatit,  në Vlorë. Flakët janë të ndihmuara nga era ka përparuar në drejtim të fshatit duke rrezikuar të djegë banesat e fshatit. Që në orën 2 të mëngjesit të sotëm zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri pas alarmit për rrezik në banesa.

Lexo edhe: Vlorë, zjarr i madh pranë një zone të banuar në Radhimë

Vatra është ende aktive ndërsa nuk dihet nëse do të vijojë me të njëjtin intensitet. Një tjetër zjarr ka përfshirë edhe zonën e Godullit në Seman të Fierit ku është prekur një zonë pyjore. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *