• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit biografik të Whitney Houston

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i parë për filmin biografik të Whitney Houston. “I Wanna Dance with Somebody”tregon aktoren Naomi Ackie duke portretizuar  këngëtaren e ndjerë.

Traileri nis me momentin kur Clive Davis nga Arista Records e zbuloi atë duke kënduar në një klub nate në moshën 19-vjeçare.

“Ëndrra ime? Këndoj këngën që dua të këndoj. Te jem si dëshiroj,” rrëfen Ackie.

Klipi tregon gjithashtu rrymat e errëta me të cilat u përball Whitney gjatë gjithë karrierës së saj, si p.sh. përballja me kritikat se muzika e saj nuk ishte “mjaft e zezë”.

“Shiko, unë nuk di si të këndoj Black dhe nuk di të këndoj as White,” vazhdon të rrëfejë zëri i Ackie-t ndërsa kamera  kalon në një stadium me fansa të emocionuar për të parë Whitney-n duke performuar. “Unë di të këndoj”.

“I Wanna Dance with Somebody” është drejtuar nga Stella Meghie dhe skenari i Anthony McCarten, i cili shkroi filmin biografik të Queen-s, fitues i Oskarit, “Bohemian Rhapsody”. Filmi vjen në kinema më 21 dhjetor.

“Zëri më i madh i kohës sonë ka një histori edhe më të madhe”, thuhet në përmbledhjen zyrtare të filmit. “Zbuloni Whitney Houston që nuk e keni njohur kurrë.”

Whitney vdiq në vitin 2012 nga një mbidozë aksidentale . Ajo ishte 48.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë  nga: abcNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *