• |
ide | kryesore

Skaner/ Si i bëri Rama KURBAN sharjet e dikurshme për Nanon

-Instant, Kryesore, Lajme
Edi Rama



Edi Rama e ka nisur sot ditën në Facebook me një urim për ditëlindjen e pararadhësit të vet Fatos Nano. “Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua” 🌹.

Ky urim i përzemërt është në vazhdën e një faze të re pajtimi mes dy njerëzve që kanë drejtuar partinë më të madhe të së majtës. Edhe më parë, në shtator të 2020, Rama i shkroi paraardhësit një letër të gjatë urimi që shprehte marëdhënien e ngjashme të asaj mes dy njerëzve që “prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë”.

Ndërkohë përpos këtyre shkëmbimeve publike ky pajtim është shoqëruar edhe me shkëmbimin e favoreve reciproke. Nano ka bërë thirrje për të votuar PS-në e Ramës madje duke dalë në Opinion para zgjedhjeve dhe duke sulmuar pas kaq kohësh Metën (me të cilin kish dalë përkrah kundër Ramës disa kohë më parë) dhe duke i kujtuar të shkuarën Berishës. Ndërsa Rama i kishte kthyer ‘nderin” me një leje të begatë ndërtimi në zonën mbrapa TEG-ut.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar

Ashtu siç bëri dhe sot Rama filloi ta konsideronte Nanon si këshilltarin e vet numër 1.  “Unë kam fatin se të kam ty, kurse kur ti ke qenë në vendin tim, nuk ke pasur me këtë të këshillohesh” shkroi ai në një letër.

Po sa e sinqertë është  kjo piruetë 180 gradëshe dhe sa reale janë vlerësimet e Edit për përgjegjshmërinë dhe kapacitetin Fatosit?

Për ti’u përgjigjur kësaj pyetjeje Lapsi.al i është referuar atyre që vetë Rama thotë në librin e tij “Kurbani”. Kjo për faktin se ai është shkruar në vitin 2011, pra 6 vite pasi Nano kishte dhënë dorëheqjen, dy vjet pasi ai nuk ishte më deputet dhe një rival në jetën aktive politike.

Pra skicimi që Rama i bën tek “Kurbani”, është i zhveshur nga krahasimet me Robert Çamçakizin, personazhin qesharak të një filmi të realizmit socialist, që vërsillej me duar në xhepa si parazit në kantjer. Ai nuk ka më konotacionin ditor të luftës politike që shpesh i bënë protagonistët të thonë edhe ndonjë fjalë më tpër sesa mendojnë.

Memet për Nanon/ Ç’tha për Ramën, Berishën dhe Metën

E megjithëatë edhe nga këtu, nga ftohtësia e njeriut që hedh në letër kujtime që është shumë e ndryshme nga ajo e sfidantit që ndodhet në betejë, Edi Rama i vizaton një portret tallës, denigrues dhe me aspak vlerësim, Fatos Nanos.

Në “Kurban” Nano përshkruhet si një njeri “me natyrë prej aventurieri gjysëm romantik e gjysëm marifetçi, i dashuruar me veten si askush…i pa lexuar, i vetësigurtë në shfaqe e i luhatur në brendi… i zellshëm për të mos dëgjuar asgjë serioze, sa i dhënë pas pushtetit të tij mbi të tjerët, aq i papërgjegjshëm për shpërdorimin e pushtetit të marë nga të tjerët” (faqe 61).

Duke shtuar se brendja familjes së madhe të socialistëve, ai vetë, Rama pra, e ka të vështirë të gjejë ndonjë kritik më të fortë sesa vetja kundër qeverisjes së Nanos (faqe 247) ai bën një krahasim mes dy liderve historikë të partive të mëdha: “Qeveria e Fatosit mblidhte urrejte ngaqë nuk dinte ti bënte gjërat siç duhet, por nuk mbillte urrejtje, ndërsa qeveria e Saliut mbledh urrejtje ngaqë nuk i bën gjërat siç duhet” shkruan ai në një paragraf ku shton se Fatosi ia punoi keq vetes dhe Shqipërisë.

18 vjet më parë/ Letra e Fatos Nanos, si e shkruar sot nga Edi Rama

Kur përshkruan përdorimin që Sali Berisha në pushtet i bëri Fatos Nanos, kundër Ramës dhe gjithë socialistëve kryeministri aktual nxjerr gjithë mllefin, cinizmin dhe përçmimin e tij për paraardhësin. Ao flet për “perversitetet e kthyera në instrumenta të luftës politike”, që në fillim ia zbehën respektin të cilin ia rrënoi përfundimisht “flirti i tij mendjelehtë e zvjerdhës deri në shpërfytyrim me Saliun, që e çoi në pikën e hallit, ku s’di të ketë përfunduar ndonjë herë ndonjë nga liderët e dy forcave politike të një vendi, duke parë syhapur ëndra me këna e krëhër në dorë, para pasqyrës së qenefit të kundërshtarit politik” (Faqe 59).

Pikërisht ky Nano, që përfundoi si “karrem në harremin politik të Saliut”, që krijoi një “të majtë që s’ishte e majtë, por hibrit mes të majtës e muhabetit për muhabet” ,një narciz që rregullon ato pak flokë të lyera me krëhër para pasqyrës, aventurier, marifetçi, i palexuar, e e me luhatje të brendëshme, është Fatosi që përshkruhet si personazh tek “Kurbani”.

Pandaj, vetëm duke iu kthyer këtij libri të shkruar në 2011, ne mund të kuptojmë më lehtë se sa e sinqertë dhe reale është dashuria e sotme mes dy politikanëve socialisë. Prej këtej mund të zgjidhet kollaj edhe dilema, se me sa seriozitet i pret Rama këshillat e paraardhësit, apo thjesht e përdor “si karrem për harremin” e vet, ashtu sikurse thoshte dikur për Berishën.

©Lapsi.al

 

 

Ç’thoshte Nano për Ramën ⇓

https://streamable.com/8behkg



26 Comments

  1. E dini ku jeton f. nanosi ne austri ne vilen e vet milionshe, dhe me keqja eshte kurr nuk kom par ni emision per jeten e tij prej milioneri… dhe per fund me mercedesin e tij gati per gjdo nate eshte prezent ne kazinon ma ne europe,… si kuptoj mediat qe per ni kriminel bahen dhjetra emisione…! Por per ni ish kryminister qe abuzon me para te popllit neper kazino… heshtje. More kjo race e sjelli kete palloshin nga hajnia e ikonave ne france, sepse me udhheq vendin duhet te jete hajdut me letra….!

    1. fillimet e ngritjes së strukturave të kësaj force politike, që në janar të fitit 1991, paratë me origjinë sllave, konkretisht serbe, dorëzoheshin te Azem Hajdari, si kontribut i shërbimit të fshehtë serb dhe politikës serbe për të shkatërruar gjithçka.Nano eshte njeri i lire sot o shpellkaret e salih metaj,ka dallim te madh,nano vendos telargohet sepse ishte i lire dhe jo i kapur dyshja salih metaj te mare peng nga ruso-serbet vazhdojne te punojne per keto agjentura

  2. Robert Camcakizi beri 70 vjec dhe per “kontributin e madh” jeton si baron ne Vjene.

    Edhe 100 Fatos, se Shqiperia eshte toka ku mbijne e rriten shume ardhacake te pasuruar me popullin e saj. Eshte nje vend qe as ka e as mbarohet.

    Priti edhe ata qe perzgjodhe me Sorosin per te na “drejtuar”, se do krijoni pas ca vitesh “klubin e milionereve shqiptare ne Perendim” me logon “erdhem, pame dhe vodhem” fale bujarise se shqiptareve.

    1. Nano ka dhen kontribut te ps njejt si rama. Ka lezet kur kan mardhenie pozitive po ju cdo hjo e deformoni sic doni

  3. po kur fol dhe ti o andi bushati qe je me kurva e ktij sistemi , ke baben tat qe ka vra e ka pre njerez mor pidhmotra

  4. SKANERI i ka ngel ta bej andi bushati , un se di te kete shajt naj here rama nanon po ai ka i gjo qe ca e kane te keqe njerzit e thote edhe nqs jane ne kabinetin e tij

  5. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.

  6. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.ky eshte agjenti salih metaj

  7. Gjykata për lobimin rus/ Si e shpëtuan Bashën nga ndëshkimi Berisha me Sallakun, Malajn e Beçajn. Refuzuan provat e dëshminë e Muzin në SHBA

  8. Sado inate te kene njerezit me njeri tjetrin kur jane per tu vleresuar te dyja palet normal qe do te kete respekt

  9. Pranoi që PD ka marrë pare ruse, pranoi dhe që këto pare i ka marr Basha dhe meqë amerikanët e kapën, ai u detyrua të shiste Berishën që të shpëtonte.

    Tani ky pretendon të drejtoj PD më tej, PD që ka marrë pare ruse, dhe që do të ketë kryetar partie një antiamerikan si salih metaj

  10. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *