• |
ide | kryesore

Yuri Kim zbardh takimin me Alibeajn dhe Ballën: Refuzoni ata që minojnë demokracinë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
yuri kim, balla, alibeaj, takimi



Ambasada amerikane ka zbardhur takimin e Yuri Kim me dy krerët e grupeve parlamentare ditën e sotme, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj. Përmes një deklarate selia diplomatike e SHBA thekson mes të tjerash se janë diskutuar një gamë çështjesh në agjendën e Parlamentit si dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.

Mësohet se gjatë takimit Kim ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis partive, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë si dhe për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë. Në fokus të diskutimeve ka qenë gjithashtu integrimi në BE dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezultate”, shkruan ambasada.



17 Comments

  1. e kishim qfjalen ku jan leket e plerave e ku eshte drejtesia qe bere ??? kete duan shqiptaret te tjerat jane pazari i radhes zonja kimete

  2. Domekracine ne Shqiperi po e minoni ju Kimete bashke me Tao-Tao ,me kete zdromsinn nga Fieri dhe me Edvin drogen! Vazhdoni se shume shpejte do ta pesoni si ne Afganistan!

    1. Fatkeqsisht do ta pesojn shqiptaret se kjo do ja mbathi me avionet gri per ne destinacionin tjeter te rradhes.

  3. Ajo fjalet ka dhe ato jane ok…. Ajo po thote refuzoni znj Kim se po minon demokracine edhe ne dukje qe kemi… pa shkuar me tej….🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *