• |
ide | kryesore

Biden nominon një shqiptar për ambasador të SHBA në Mal të Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
biden, ambasaor, mali zi, shba



Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është nominuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi. Bëhet fjalë për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ruben Avxhiu, një shqiptar i cili vepron po ashtu në Amerikë

“Një shqiptaro-amerikan, B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), do të jetë Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi”, shkruan Avxhiu në rrjetet sociale.

B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai shërbeu si i Ngarkuar me Punë, i Përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *