• |
ide | kryesore

Dëgjohen të shtëna në Mirditë, shpallet në kërkim autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë ndierë në qytetin e Mirditës. Policia njofton se pas një konflikti shtetasi K. Gj. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit P.P. Ky i fundit është shoqëruar për të sqaruar ngjarjen në komisariat. Nga sa mësohet si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të plagosur.

Blutë njoftojnë gjithashtu se autori i të shtënave është shpallur në kërkim. Ndërkohë vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

“Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij”, shkruahet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *