• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i avokatit të njohur grek, rëndohen akuzat për shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
avokati grek shqiptaret akuza



Autoritetet greke kanë ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekocaj. Ai ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e grupit të quajtur ‘Mafia e Burgjeve’.

Gjithashtu Lekocaj akuzohet edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos. Ndërkohë akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala 39-vjeç.

Ky i fundit u kap së bashku me 23-vjeçarin, Andi Beqiri në një automjet ku gjetën 2 kallashnikovë dhe një thikë, ndërkohë që në banesë u gjet edhe një pistoletë. Sakaq policia greke zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një romi grek dhe i tentativës së një shqiptari, të dyja të ndodhura në muajin korrik.

Sakaq lidhur me vrasjen e grekut para hetuesve Çala ka deklaruar se e ka kryer më porosi të Klodian Lekoçajt për shkak të prishjes së pazareve të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *