• |
ide | kryesore

Finalja e Champions në Amerikë: shifra të çmendura, Uefa po e mendon

-Instant, Sport



Ishte folur edhe më parë, por tani portali spanjoll ‘As’ kthen lajmin në vëmendje. Finalja e Champions League, në një të ardhme pak a shumë të afërt, mund të luhet në SHBA. Promovuesit amerikanë kan parë potencialin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme në nivel planetar. Kjo nënkupton të gjitha pasojat publicitare dhe ato të krijuara nga të drejtat televizive. Ideja erdhi nga suksesi i ‘Campeones Cup’, turneu që vendos skuadra të MLS, kampionati i Amerikës së Veriut, kundër atyre të Ligës Meksikane.

Sipas ‘As’, “nuk ka asnjë treg komercial dhe televiziv që të ketë të njëjtën rëndësi si ai amerikan. Kompeticionet e mëdha botërore të futbollit duan të jenë pjesë e tij. Çdo vit rriten finalet dhe turnetë e rëndësishëm që luhen në SHBA. Por mungon më e rëndësishmja: Champions League e futbollit. Ndeshja më e rëndësishme e futbollit evropian nuk është larguar kurrë nga kontinenti i vjetër. Mundësia për të lëvizur jashtë kontinentit është parë me sy të mirë nga UEFA dhe Eca, të cilët duan të zgjerojnë tregun e tyre.

Lexo më tej: Champions, kontratë rekord në SHBA: më shumë se 1,5 miliardë euro për të drejtat TV

Organizatat kryesore të futbollit kontinental sapo kanë shitur të drejtat angleze për SHBA-në te CBS, Viacom dhe Paramount për 1 miliardë e 500 milionë, shifër kjo që do të rritet me rastin e versionit të zgjeruar të Champions duke filluar nga viti 2024. Në fakt, International Champions Kupa, që organizohej çdo verë në SHBA, ka qenë gjithmonë një sukses i madh nga të gjitha këndvështrimet. “Dhe mund të jetë preludi i mbërritjes së Champions League në Amerikën e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *