• |
ide | kryesore

FNSH dhe “Shqiponjat” zbarkojnë në Vlorë, kontrolle në çdo kryqëzim

-Instant, Lajme, Të fundit



Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë organizuar mbrëmjen e sotme kontrolle të befasishme në Vlorë. Operacioni është zhvilluar për të bërë të mundur kapjen e personave të shpallur në kërkim. Po ashtu po kërkohen edhe persona që qarkullojnë me armë zjarri.

Postblloqe janë ngritur në 3 pika kryesore të qytetit bregdetar. Forcat janë shpërndarë në Transballkanike, në rrugën e Kaninës dhe në rrugën e Spitalit. Mësohet se aty po kontrollohen me imtësi të gjitha mjetet e dyshimta. Aksioni është në vijim e sipër, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të ndaluar. Po ashtu, nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e ndonjë personi të shpallur në kërkim.

Operacioni është duke u kryer në bashkëpunim me forcat “Shqiponjat” dhe ato Operacionale. Pjesë e këtij kontrolli ‘të beftë’ të policisë ështe edhe Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës. Kjo është dita e dytë që kryhen kontrolle në Vlorës, pasi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme pati aksion në këtë qytet.

Lexo edhe: Policia zbarkon në Elbasan, kontrolle në “zonën” e Talo Çelës

Kontrollet janë shtrirë edhe në Elbasan deri në Peqin. Policia ka ngritur postoblloqe në rrugët kryesore të hyrjes drejt këtyre qyteteve. Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar mbi aksionin e zhvilluar në këto qytete.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *