• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro në Sharrë

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit për inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi e ka ftuar kryeqeveritarin t’u tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 mln euro. Kjo deklaratë vjen pas komentit të  kryeministrit Rama që sot tha se Tirana është një nga qytetet më të pastra. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se gjithashtu se inceneratori është projekt në vazhdim.

Kryemadhi ka theksuar se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve dhe të mos bjerë pre e presioneve nga socialistët.

Lexo më tej: Meta: Rama, koka që fshihet pas inceneratorëve

“I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur dhe as nuk e ka promovuar është inceneratori i Tiranës. Financuesi kryesor i kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë? Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellë. Përse fshihet Edi Rama? Pse Rama në komisionin hetimor parlamentar iu tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim? unë nuk merrem me politikat mjedisore dhe me procedurat dhe letrat që merren vartësit e mi. Ndërsa sot foli si analist për letra e procedura. Ku është investimi prej 128 mln eurosh që ai e ka ulëritur aq shumë në komisionin hetimor.

E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë. Inkurajoj SPAK-un të hetojë shkeljet procedurale pa u intimiduar nga presionet. Sa i përket evazionit fiskal 189 mln dollarë, a e di kryeministri që ato kompani që janë krijuar apostafat për të fryrë kostot dhe për të përfituar TVSH-në kanë shërbyer si nënkontraktorë. Ai e ka ngritur gjithë skemën për grabitjen e taksave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet koncesioneve dhe nëpërmjet koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta vazhduar deri në fund luftën dhe për ta çuar deri në fund çështjen më korruptive të inceneratorëve, për t’i çuar hetimet deri në fund sepse çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij”, tha deputetja.



4 Comments

  1. Nuk kuptojne akoma qe nuk kane as miralin as fytyren as besimin te denojne nje afere korruptiv, pasi vete ata (familja) e ngriten korrupsionin ne sistem

  2. tetë vjet më pas, më shumë se një çudi e fatit, fatet e trazuara të Berishës, Metës dhe Bashës, duket sikur i bashkon një mallkim. Një mallkim që jua ka bërë të treve nga lart Sokol Olldashi i ndjerë, i ikur plot pezm dhe brengë nga kjo botë. Dhe me gjasë, forca e atij mallkimi, ende nuk ka sosur. E ndoshta do të vazhdojë sipas bestytnisë, deri sa secili prej tyre, t’i kërkojë ndjesë mbi varr të vdekurit, që Iku atëherë kur duhet të qëndronte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *