• |
ide | kryesore

Lazio u turpërua nga Midtjylland: rimburson tifozët që ishin në Danimarkë

-Instant, Sport
Lazio



Pesë golat e pësuar në Danimarkë nga Midtjylland nuk janë kapërcyer nga tifozët e Lazio. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për trajnerin Sarri. Ai, në fund të ndeshjes komentoi i dëshpëruar shembjen në transfertë. Rezultati 1-5 i pësuar në Europa League ishte një figurë e shëmtuar për skuadrën bardhekaltër dhe klubi e di mirë.

Ndoshta kjo është edhe arsye që shoqëria ka vendosur të bëjë një gjest fisinik. Përmes një njoftimi për shtyp, Lazio njoftoi se do të rimbursojë koston e biletës në sektorin e miqve për 225 tifozët e pranishëm në Danimarkë. Një gjest që nuk do të kthejë pikët në renditjen e skuadrës dhe as do të anulojë provën pa ngjyrë të Lazios, por do ta bëjë mbrëmjen më pak të hidhur për tifozët.

Lexo më tej: Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *