• |
ide | kryesore

Mihana, traversë në akrobaci: Egnatia reziston pa gola në Ballsh

-Instant, Sport
Mihana



Bylis e Egnatia anulojnë njëri-tjetrin në përpjekje për të marrë përkohësisht kreun e Superiores. Në stadiumin “Adush Muça” mallakastriotët kanë qenë në një farë mënyre dominues për nga rastet. E megjithatë, ishte Egnatia që i shkoi më pranë suksesit. Mihana goditi traversën, pa mundur të ndëshkonte Teqjan, në javën e 5-të të Superiores.

Bylis tentoi që në fillim të merrte frenat e lojës në dorë, edhe pse ishte e vëshitrë përballë një skuadre agresive. E luftuar fort në mesfushë, skuadrat patën momentet e tyre më të mira në mesin e pjesës së parë. Delarzh në dy raste (13′ e 31′) detyroi Teqjan të bënte shpëtimtarin. Portieri i Bylis iu fal traversës në rovjeshatën e kryer nga Mihana në minutën e 21, që ishte edhe momenti më i bukur i ndeshjes.

Të besuarit e Bellait nga ana tjetër u bënë të rrezikshëm me Antoni Beji, Qardakun e Damcevskin. Rastin më të mirë ballshiotët e kishin në minutën e 55 me të sapofuturin Ruci. Goditja e tij u devijua nga Sherri e më pas Beji nuk e shfrytëzoi si duhet.

Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai, që vinte pas fitores ndaj Laçit në transfertë, nuk mundi të marrë suksesin e dytë radhazi. E njëjta gjë, edhe për rrogozhinasit e Edlir Tetovës, që vinin pas fitoreve radhazi ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Të dy formacionet surprizë dështuan të parakalojnë Partizanin, që mbetet ende i pati, pa luajtur ndeshjen e tij kundër Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *