• |
ide | kryesore

Moti i keq me reshje të dendura/ MIE: Situata më problematike në Tropojë

-Instant, Lajme, Të fundit
Reshje, moti i keq, tropoje



Moti i paqëndrueshme me reshje të dendura të shiut ka krijuar situata problematike në disa zona të vendit. Më shqetësuese gjendja paraqitet në bashkinë e Tropojës, Vau i Dejës dhe Elbasanit. Sipas Autoritetit Rrugor, vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha.

I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri-Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale. 7 familje janë bllokuar në fshatin Lumi, njësia administrative Margegaj.

Lexo më tej Përmbytje në Tropojë

Në rajonin jugor moti është drejt përmirësimit. Deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës.

Problematika ka pasur dhe në furnizimin me energji elektrike. OSHEE bën me dije se për momentin janë 14 fidera jashtë pune, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në zona rurale, malore. Situata paraqitet e përmirësuar krahasuar me gjendjen kritike të paradites. Ndërkohë që po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet.

Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën nesër. Ata do të kryejnë udhëtimin në orën 07:00 të mëngjesit dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.

Në Portin Vlorë vazhdon të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *