• |
ide | kryesore

Moti i keq prish transformatorin kryesor, Durrësi mbetet 2 ditë pa ujë

-Instant, Lajme, Të fundit
Transformatori kryesor, Durres



Moti i keq ka dëmtuar transformatorin e linjës së tensionit, duke shkaktuar reduktim të furnizimit me ujë të Durrësit. Për këtë arsye, kompania e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Durrës ka lajmëruar qytetarët se mund të ketë një problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Njoftimi për shtyp:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme. Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.

Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur. Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.

Të ngjashme: Moti i keq, dëmtohet linja e tensionit të mesëm në Fierzë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *