• |
ide | kryesore

Mundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakharov mposht amerikanin e feston me flamur

-Instant, F1, Sport, Video
Abakharov



Kampion bote në Beograd. Një arritje e paprecedentë e mundjes shqiptare. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në turneun më të rëndësishëm të këtij sporti, duke i siguruar atdheut të tij të adoptuar kurorën e më të mirit të botës. Abakarov arriti në finale e kategorisë së peshës trupore deri në 57 kg në mundjen e lirë, ku përballë amerikanit Tomas Gilmen, dominoi edhe në ndeshjen finale, duke siguruar medaljen e artë dhe duke u shpallur “kampion bote” në kryeqytetin e Serbisë.

Një arritje e madhe e mundësit kuqezi Abakharov, i cili në finalen e zhvilluar, e ka mundur amerikanin 7-4. Më pas festa e tij ka qenë e përligjur, duke festuar me flamurin kuqezi në tapet.

Lexo më tej: Video/ Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

Sportisti i trajnerit Leonard Çakmashi shkëlqeu në tapetin e Kampionatit Botëror, ndoshto për dëshpërimin e publikut serb. Në gjysmëfinale mposhti mundësin serb Stevan Miçiç, i cili është medalist Olimpik.

Në kategorinë e peshës trupore deri në 61 kg, mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev u kualifikua pa vështirësi në turin e 16-shes në Botërorin e mundjes. Në turin eliminator, mundësi kuqezi eliminoi kinezin Minghu Liu. Dudaev e fitoi ndeshjen 5-0. Tani ai do të përballet tashmë me japonezin Rei Higuçi, ndërkohë që shpreson të arrijë edhe ai podiumin.



9 Comments

      1. I lumte, urimet me te mira….. por nje patronazhist me tha se kete mundesin kampion e ka prure Putini ne kuadrin e sponsorizimeve ruse ne shqiperi pasi ja kerkoi Basha.

    1. Tani Skitët qenkan te mire por kur vrasin nazistët Zheleskare janë të këqinj.O Namut Llumi ku je o idjot Covidjot!

  1. Nga jane me origjine keta dy mundsat?Cecen besoj? Po Rilindja bashke me zagaret patrozhaniste, perdorin fjalen cecen per te share verioret, Apo tashi kur ia do interesin ceceni qenka i mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *