• |
ide | kryesore

Përmbytje në Tropojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
permbytje, tropoje, emergjenca civile



Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka njoftuar sot se si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës, kanë ndodhur përmbytje të jashtëzakonshme në bashkinë e Tropojës dhe konkretisht në dy fshatra, Fushë Lumi dhe në Vlad. Personeli i bashkisë së Tropojës po monitoron situatën sidomos në fshatin Vlad, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

Në raportin e lëshuar mëngjesin e së shtunës nga Komisioni i Prefekturës së Kukësit për bashkitë që përfshin, gjendja paraqitet si më poshtë:

Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit reulton se: I gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu, edhe më intensive këto në territorin e bashkisë Tropojë.

Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i Emergjencave Civile në bashkinë Tropojë, si rezultat i reshjeve të shiut, gjendja në fshatin Fushë Lumi të Njësisë Administrative Margegaj dhe në fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytyë ka përmbytje te jashtezakonshme.

Në fshatin Vlad, situata është më e përkeqësuar; aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

Në fshatin Fushë-Lumi, 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar. Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.



1 Comment

  1. O gazetare, a ka njeri informacion sa eshte kuota ne Fierze ?? Sa na cani karin me cmimin e naftes ne burse e si do jete koha, jepni perdite sa metra eshte Fierza se ajo na duhet si informacion ! thotë:

    O gazetare, a ka njeri informacion sa eshte kuota ne Fierze ??
    Sa na cani karin me cmimin e naftes ne burse e si do jete koha, jepni perdite sa metra eshte Fierza se ajo na duhet si informacion !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *