• |
ide | kryesore

Përplasja për kazinotë/ A hynë në Vlorë paratë e kartelit të Sinaloas?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua fillimisht në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij.

Sipas një prej mediave më të vjetra meksikane kishin lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesin e kartelit, Zambada García, i njohur si “El Mayo”.

“Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga EL UNIVERSAL, të katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë dhe drejtues. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive” shkruajti El Universal.

Shkrimi vijoi duke thënë se vëllezërit zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar. Në Shqipëri, vëllezërit Hysa i kanë investuar paratë kryesisht në turizëm dhe në aktivitetet e lojërave të fatit.

“Burimet e inteligjencës përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), me në krye kapo Michoacan Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho, por po kërkohen më shumë prova në lidhje me këtë. Deri para aleancës me Ismael Zambada García, El Mayo, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine. Duke krijuar këtë marrëdhënie të re, kartelet meksikane tani do të synojnë të zgjerohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për fitimet e kazinove dhe pastrimin e parave, të cilat në shumicën e rasteve mbeten të pakontrolluara ose nuk mund të kontrollohen plotësisht nga qeveritë e vendeve në fjalë” citohet El Universal.

Lexo edhe: PD nxjerr videon: Rama pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin

Transfertat e parave për kazinotë

Menjëherë pas kësaj, gazetarja Ola Xama publikoi dokumentat që tregonin kalimin e miliona dollarëve për hapjen e kazinosë në Vlorë.

Transfertat bankare tregonin miliona dollarë që ishin paguar nga Sinaloa në Meksikë dhe sipas gazetares këto janë firmosur nga Luftar Hysa.

“Këto transferta madje janë bërë përmes sistemit bankar, ku një prej bankave është me kapital të Bashkimit Europian. Asnjë pyetje nuk është ngritur se si kanë ardhur pagesat, apo të aktivizohet sistemi alert dhe rasti t’i shkojë për hetim Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Agjencia e Mbikëqyrjes të Lojrave të Fatit nuk sheh aftësinë e aktiveve të firmës Valona Konstruksion dhe se ku i ka gjetur 12 milion USD që nuk justifikohen nga bilancet e saj, as të shohë historikun penal të përfituesve të licencës e të bashkëpunojë me organet hetimore dhe as riskun që kanë kompani me origjinë vendet që kanë aktivitet të lartë në fushën e narkotikëve, por miraton licencën” ka shkruar gazetarja.

Luftar Hysa nuk është një personazh i njohur për opinionin publik. Nuk është përmendur më parë as për lidhje me krimin dhe as për bizneset e tij.

Lexo edhe: BIRN: Nderi që qeveria po i bën kazinove

Takimi në zyrën e Ramës

Luftar Hysa duke dale nga kryeministria pas takimit me Rames
Luftar Hysa duke dale nga kryeministria pas takimit me Rames

Por të nesërmen e daljes së shkrimeve për të u publikua një foto e tetorit të vitit 2020 kur ai, së bashku me Besnik Lulaj shoqërojnë një deputet gjerman në kryeministri. Bëhet fjalë për ish-deputetin e CDU-SCU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

Foto i tregon këta pasi kanë dalë nga kryeministria, pas takimit me Edi Ramën. Nëse shkrimi i El Universal është i vërtetë, atëherë kjo përbën një skandal të rëndë, që duhet hetuar nga prokuroria. Nëse shkrimi i El Universal është i vërtetë, atëherë takimi i kryeministrit Edi Rama me këto personazhe do të ishte një nga provat kyçe të akuzave që i bëhen për lidhjet me krimin e organizuar dhe krijimin e terrenit të duhur për pastrimin e parave të pista.

“Marrëzia” e të gjitha gënjeshtrave të Ramës me kazinotë

Por në mbrëmjen e të premtes, ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Vetë biznesmeni pretendon se ka rënë pre e një komploti shpifjesh dhe përbaltjeje të frymëzuar nga konkurenca në biznesin e kazinove.

Ai thotë se kudo ku ka punuar me kazinotë, ka respektuar ligjet dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme me shtetin. “Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë” shkruan Hysa, ndërsa paralajmëron padi për median meksikane.

Hysa jep një version tjetër për ngjarjen. Sipas tij, e gjitha është “një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën”. Ai thotë se i ka identifikuar qartësisht njerëzit që e sulmojnë duke zbuluar në këtë mënyrë përplasjet brenda biznesit të kumarit.

Përplasja për kumarin ishte një nga pistat për të cilat u përfol Ervis Martinaj disa ditë më parë.

“Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim. Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës” shkruan Hysa në sqarimin për mediat./Lapsi.al

Lexo edhe: Shqiptarët të çmendur pas lojërave të fatit, lanë në kazino e lloto 132 mln euro në 2017-n

DEKLARATA E LUFTAR HYSËS

Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në aktivitete ilegale. Për ata qe kanë jetuar në Shqipëri dhe ndoshta nuk kanë dalë më tej, për ata që harruan 1997, që nuk mbajnë mend ambasadat e 1990 dhe eksodin e 1991, ikjet masive dhe varfësinë e tejskajshme ju sqaroj si më poshtë:

Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal.
Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë.

Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas.

Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë. Ne me aq sa kishim, me aq sa mundëm, aq sa dinim, ulëm kokën punuam fort jo për veten tonë po për ata që kishim lënë pas. Duke ulur kokën, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar shumë ne bëmë krenar veten dhe ata që lamë pas.

Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë. Më shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.

Në mënyrë të trishtueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.

Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim.

Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të këtyre lajmeve disinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eleminimin e konkurencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente.

Atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim të ngrihesha nga varfëria e këtij vendi për veten dhe familjen, të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë.
Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur ta ngrij sado pakëz emrin e kombit, të kthehem po me kokën lart, dhe të investoj në vendin që e dua aq shumë.

Në fund ti them të gjithë atyre të rinjve që po na lexojnë, rruga drejt suksesit do ketë gjithmonë sakrifica dhe sulme nga më të pështira nga konkurenca apo dashakeqësia. Modelet e suksesit nuk duhen gjendur kurrë tek aktivitetet ilegale por tek puna dhe përpjekjet për të ecur para.
Dëshiroj të informoj mediat, dhe tu kërkoj që sulme të tilla të mos përsëriten. Në të kundërt, do të më duhet të drejtohem në gjykatë për të kërkuar të drejtën time dhe të familjes sime. Ftoj mediat të publikojnë deklaratën time, siç bënë publikimin e akuzave të paprovuara.



19 Comments

  1. Uaaaaa ca skandali…
    Ofenduan nje nga kokepalaret e ramelekuretrashit gonorrese thonjpaprere….
    Rinia thote te luaje bixhoz e kumbare se ashtu do behen bosa si ky qe pastron fijet e chapitove me Ndihmen e haremit bolshevik.
    Narcoestado puro y duro patrooon.
    Skeni pare gje akoma o dele voteshites.

  2. Te gjithe duan te emigrojne ne SHBA ose me lart ne Kanada, madje gjysma e meksikaneve emigron etje. Kurse ky biri “i nje familje intelektuale” emigron mu ne zemer te karteles se Meksikes! Kurioz per median qe te rremoje kete pune, ne cfare rrethanash emigroi ky boti, ka ndonje program emigracioni Meksika qe as vete meksikanet nuk e dine apo si? Medemek e paskeshin pritur si krishtin kete “emigrantin” tone dhe yxhymer me krahe hapur e priten. Cbehet kshu more. Na vute bojen e vete Shqiperine shtet narko zyrtarisht.

    1. KY qeka nje kokerr dembeli mafioz qe na tregon se italianet nuk e njohin mire kete bixhoz.
      Paska ngel Meksika ne dore te ketij te ndershmit.

      1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

        Mos ia futni pordhës ju të dy më lart.

        Po të ishin dembelë e botë si shpreheni ju nuk do të ishin këto që janë.

        çdo sukses, edhe ai në paligjshmëri kërkon punë e zgjuarsi të pazakontë.

    1. Miu te kiu ti je nje kokerr injoranti dhe i verberuar qe shkon mbas sali berishes kazinot ne kohen e sali berishes u rreshtuan si farmaci dhe u be shum mir qe u mbyllen por problemi esht se tani jan kompanit online qe ju parazitet harxhoni para ke keto kompani ajo qe do ndryshoji me hapjen e kazinove oniline esht se keto kazino nuk do i lihen me ne dor privatit por shtetit dhe shteti keto para do i shfrytezoi per ndertuar parqe olimpike terrene sportive pishina sportive pista per gara makinash pista per gara atletik dhe kjo do sjell nje zhvillim te math ekonomik per sportin dhe vendin

      nedrsa per ju shpellaret e sali berishes ju doni qe te kthehen kazinot si me par dhe te shtohen qoskat dhe te behet pazar qoftesh kjo esht zhvillimi ekonomik per ju po pse more cop mishi me qofte raki rritet ekonomia se ju shpellaret e sali berishes dhe vetem keshtu mendoni per ekonomin juve as nuk ju intereson fare qe ky vend te behet ju dini vetem te shani te mallkoni te genjeni te sajoni historira ja keto jeni ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes

        1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

          O shoku, gjej ndonjë sharje tjetër se këto të tuat me të qime rilindasit jo që nuk i kanë problem, po i kërkojnë me qiri.

      1. Ky idiot mendon se se shprehja “Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë” e justifikon? Kush eshte ai qe beson se ne Meksike shkohet per nje jete ne te mire se sa ne Shqiperi? Per me shume mundesi po se atje kuptohet eshte vend me i madh dhe ka me shume kartele dhe grupe kriminale se sa ne Shqiperi.

  3. E kthyen Shqiperin ne hale, jo vetem te Europes po tani edhe Botes..

    Kaq shume fitime paska Kumari ne Shqiperi sa vijne dhe “investojne” nga e gjithe bota e krimit global?

  4. Dikur nje nga “sheleget” e Tos Nanos, Andis Harasani, (i cili sot ben si investues ne USA), deklatori se leket e vjedhura nga KESH i kishte fituar ne kazino. Dhe askush nuk e ndoqi. Nano ndau leket dhe as nuk e permendi.. Vazhdojne te riciklohen me shoqeri ne ishujt Kayman e me rezidence e investime jashte e brenda shtetit..

  5. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!Pergjigjen e te zotit qe ju akuzoni nuk e botoni ketu te lapsi,por muhabetet e Qimit te salih metaj i botoni me vrap

  6. Historikisht të gjitha vëndet që janë marrë me zbardhje të lekut nëpërmjet punëve të tilla nuk kanë ecur përpara. Ky është një përfitim i momentit apo gëzim i momentit me një hidhërim të gjatë për tërë kohën. Kjo për faktin se nëqoftëse do ta rregullosh gjëndjen mbas këtij pseudo investim nuk e rregullon dot se ata që kanë investuar nuk janë njerës për së mbari, nuk të lënë të punosh, ata e duan gjëndjen llum se atë dinë. Mjafton të shkikosh : siçili, meksikë, kolumbi, brazil, etj etj që janë marrë me këtë punë nuk ecin dot përpara. Kanë ngelur stanjacion. Medemek sado të kërkojnë të bëhen si norvegji, finlandë ,gjermani etj skanë për tu bërë. DO NGELEN MEKSIKË PËR GJITHMON.
    POPULL TRIM, TRAP DHE PAQEDASHËS ( MEHDI MALKO)

  7. Te largohesh pa breke ne bythe nga Shqypnia ne 2004 dhe te behesh ne Meksike ne 2022 pasanik miliardier kjo do te thote se parate jane fituar me veprimtari kriminale dhe alibia qe Meksika nuk ka ngritur padi ndaj shqyptarit miliardier nuk vlen asnje grosh per ata qe e njohin Meksiken qe eshte nje nga vendet me te korruptuara ne Bote dhe ku kartelet e droges bejne kerdine qe i detyrojne meksikanet e ndershem te emigrojne ne SHBA, presidenti Trump ndertoi nje mur qe kushtonte miliarda dollare, por edhe muri i Trumpit nuk pakesoi valen e emigranteve meksikane qe po pushtojne Californine dhe qe po i detyrojne te bardhet ne kete shtet te pasur te largohen drejt shkretetires duke i lene qytetet ne dore te mafies meksikane, sapo te kalosh kufirin ne San Diego te bie ne sy mjerimi meksikan ne anen tjeter me barakat prej llamarine qe ne Shqypni mund t’i shikosh vetem ne getot e gabeleve dhe ne kete kendveshtrim:

    KE DO QE TE MASHTROJE ME PROPAGANDE EDVINISTE KY NARKOBARON I RILINDJES SOCIALISTE?

    qe:

    Po hiqet si gjeni investitor ne nje vend si Meksika ku kartelet e droges kane vite qe tmerrojne dhe lemerisin jo vetem DEA amerikane, por edhe femijet ne barkun e nenes me egersine e ekzekutimeve te tyre, perrallat me kumarin e ndershem meksikan le t’ja tregoje kalamajve te vet para gjumit te nates, se s’ka njeri ne Bote qe t’i besoje, sic nuk i beson edhe Edvin Droga qe mbuloi Shqypnine me kanabis vendi dhe kokaine importi duke shpelare parate e pista ne banken lavatrice te Lindes qe ja fali George Sorosi ne Tirane

  8. Berisha në vitin 2000: Meta ‘lavatriçe parash’, mori 200 mijë USD me një dorë! Përveç floririt, ka vjedhur dhjetëra arka me monedha (Si e vendosi paqen videoja me Shkëlzenin),ti shpellkari i spiunit salih metaj me pa tjeter duhet te kesh dale nga bytha serbe e salih karaxhic berisha qe shkruan si agjenti serbo-rus salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *