• |
ide | kryesore

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë nisen për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

-Instant, Lajme, Të fundit
funerali i Mbretëreshës Elizabeth II



Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj janë nisur këtë shtunë për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

“Me ftesë të Mbretit Charles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Funeralin Shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II. I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, Presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II”, thuhet në njoftim.

Lexo më tej: Mbretëresha Elizabeth II: Një jetë e tërë në fotografi

Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham. Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës. Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 500 personalitet, krerë të shteteve, u është dërguar ftesë që të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës.



5 Comments

  1. Duhet qire kjo nusja e kapterit….
    Duhet gjeture nje pusht te qije dhe kapterin….
    Ose te bejne orgji me haremin e goverrnos se gonorrese mavi!
    Dobiche zboristesh nga bunkeret e xhaxhi kurvit.
    Neveri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *