• |
ide | kryesore

Rama flet për herë të parë për Glenis Nanon: I kërkuam dorëheqjen, më konfirmoi se do e jepte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama pranoi sot se ish drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nanos i është kërkuar dorëheqja.

“Po, i është kërkuar dorëheqja, ma ka konfirmuar se do e jepte të hënën, sepse ishim të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe vetë policinë. Cështje që janë trajtuar me vetë drejtorin e policisë të mëparshëm.” tha Rama, ndersa vleresoi drejtorin e zgjedhur Muhamet Rrumbullaku.

“Mbase duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim duke i shqiptarët në tanët dhe të tyre, dhe nuk merremi me biografi. Nuk jemi regjim patronazhistësh, por jemi një qeveri që vlerëson meritën. Dhe ju kujtoj që Rrumbullaku nuk vjen nga portalet, në krye të policisë por vjen nga disa vite punë në drejtim të AMP.

Lexo edhe: Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Një ndër drejtorët më të rëndësishëm dhe një ndër oficerët me karrierë profesionale. Ato ciftelitë e daullet, e risjella 10 vjet më pas në skenë, nuk kanë anjë vlerë. Ai është një vlerë morale me integritet të padiskutueshëm, sa i përket aspektit të ndershmërisë. Uroj të ketë sukses të plotë ka mbështetjen tonë absolute, të tjerat janë për konsumin e vorbullës së llumit. Po, i është kërkuar dorëheqja, ma ka konfirmuar se do e jepte të hënën, sepse ishim të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe vetë policinë. Cështje që janë trajtuar me vetë drejtorin e policisë të mëparshëm”, tha Rama. 



29 Comments

  1. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

    1. Shpresojme qe drejtori I ri I policise mos tejete si ky qe iku Por te beje drejtesise ne vend dhe te kete cfar te kapi per kete popull

  2. mendoj se ishte mese e duhur doreheqja e tij nga ai pozicion. nuk i sherbente me policise se shtetit ai njeri

  3. Ishte vendim i duhur dhe ne fakt vendin k duhur eesht dhe fakti se drejtori ri eshte nje njeri fiks per at post

    1. Motrat me Radhe te gjith e patronazhisteve Thanas, saimir titi,sjera ,Eduard ,teo ,Leo peo Liu Liu leshi preshi ,dhe pii. ,Li imotrave patronazhistit spiune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *