• |
ide | kryesore

Të vërtetat e pathëna të Allegri: mes gabimeve, mungesave, skemave dhe një viti në udhëkryq

-Instant, Sport

Max Allegri ka treguar të vërtetën e tij. Ai nuk e bëri këtë me një intervistë të vërtetë, por gjithsesi duke shfaqur mendimet e tij për momentin aktual, pak të thuash delikat, të Juventusit. Duke u nisur nga gabimet ekipore dhe individuale. Ashtu si gjashtë golat e pësuar në ndeshjet e fundit me mbrojtjen të reshtuar. Nga veprimi i Mbappe në Paris, i favorizuar nga hapësira që iu dha, deri te penalltia ndaj Benfikës. E shkaktuar nga Miretti, por ku faji i atribuohet Paredes, i cili ishte jashtë pozicionit. Edhe pse ardhja e argjentinasit evidentohet si një pasuri. E pastaj lista e gabimeve bëhet e gjatë: pasime të gabuara, gabime teknike, përplasje të munguara, humbje e kontrollit fizik të kundërshtarëve.


LIMITET

Një tjetër nga kufizimet e këtij Juventus është se formacioni titullar nuk ka zbritur asnjëherë në fushë. Rabiot-Paredes-Pogba nuk janë parë kurrë dhe kushedi sa do të duhet të pritet ende. E njëjta gjë për Chiesa-Vlahovic-Di Maria. Ka bërë mirë Miretti, por është datëlindja 2003 dhe i duhet kohë. E pastaj Cuadrado: nuk mund t’i kërkohet të vazhdojë të vrapojë për të gjithë krahun në moshën e tij.


Por nuk është vetëm një aspekt teknik, sepse Juventusit të sotëm i mungon personaliteti. E Allegri, në këtë rast, merr përsipër përgjegjësitë e tij, duke pranuar se është detyra e tij t’i japë shpirt skuadrës. Trajneri toskan nuk ka asnjë pakënaqësi në merkato. Edhe pse duhet pritur janari për të parë nëse do të mjaftojnë rikthimet e Pogba dhe Chiesa, duke qenë se dëmtimet e tyre kanë qenë të rënda. Pa pesë titullarë, edhe Inter e Milan do të ishin gjithashtu në telashe.

Lexo më tej: ‘Allegriout’, thirrja e tifozëve merr përgjigjen e Juventus: “Bashkë”

E atyre që e kritikojnë se nuk i ka dhënë një lojë skuadrës, Allegri i përgjigjet me shembujt e Realit dhe PSG-së. Të dy ekipet dolën nga momentet e vështira me klasin individual dhe jo me skemat. Duhet përshtatja e lojës me cilësitë e lojtarëve të tij, të cilët i adhuron sepse i kërkonte dhe i donte vetë, dhe jo e kundërta. E ajo që bëri Di Maria sapo hyri kundër Benfikës është një shembull i kësaj.

E ARDHMJA

Tani transferta në Monza, ku dikush thotë se tekniku luan pankinën. Me formacionin për t’u shpikur dhe të tjerë të dëmtuar, ka pak për të qenë i qetë. Megjithatë, renditja do të kishte qenë ndryshe nëse 2-0 e Locatellit kundër Romës nuk do të anulohej, pa pasur nevojë as të kapej pas Salernitanës dhe golit të anuluar ndaj Milik.

Video / Gol i anulluar dhe tre kartonë të kuq në shtesë: VAR i heq fitoren Juventus, plasin polemikat

Megjithatë ka diçka të mirë. Bremer është shumë i fortë, Miliku po jep shumë dhe Rabiot aq shumë i kritikuar mungon si buka. Sepse francezi ka teknikën dhe fizikun e lartpërmendur, e nuk është aspak i mbaruar. Por sezoni është tashmë në një udhëkryq. Fitorja në Lisbonë, mposhtja dy herë e Haifës dhe shpresa se do të mjaftojë që të mos largohet menjëherë nga Champions League. Në kampionat, Interi mbetet skuadra për t’u mposhtur, por Milani ka dy lojtarë të jashtëzakonshëm si Theo dhe Leao. Juve? E plotë është shumë e fortë. Duke shpresuar që të arrijë ta vërtetojë së shpejti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.