• |
ide | kryesore

Tirana dha sinjalin me 4-0 me Teutën: Partizani duhet të përgjigjet të hënën

-Instant, F1, Sport



Në krye të renditjes pas katër javëve të para, kreu vetmitar i Partizanit është në rrezik nga rivalë të pamenduar. Ekipet e ashtuquajtura të vogla, janë të vetmet që kërkcojnë vendin e parë të të kuqve në javët e pestë. Tirana kampione, për momentin janë vetëm 1 pikë larg, pas fitores të premten 4-0 me Teutën. Në Selman Stërmasi, bardheblutë lanë pas dy ndeshjet pa fitore, duke marrë fitoren ndaj durrsakëve falë tregolëshit të Xhixhës.

Sot, ndjekësit e pazakontë të kreut sfidohen në Ballsh dhe Niko Dovana, me Bylis që do të përballet me Egnatian. Skuadra e Bellait, pas surprizës në Laç 0-1 kundër bardhezinjve, shpreson t‘i japë vetes vazhdimësi përballë Egnatias. Mallakastriotët me 7 pikë janë vetëm një mbi rrogozhinasit, që vijnë nga një moment shumë i mirë me dy fitore radhazi. Erzeni i pamundur dhe ende me 0 gola të pësuar do të presë në Durrës kurbinasit e Lacit. Tekniku Kapllani ka krejtësisht përjetim të kundërt me Vukicevic, që ka një fitore e tre humbje dhe e sheh pozitën të kompromentuar shumë herët.

SUPERIORE, JAVA V

16/09/22
Tirana 4 – 0 Teuta
17/09/22
Bylis 15 : 00 Egnatia
Erzeni 17 : 45 Laçi
18/09/22
Vllaznia 17 : 45 Kastrioti
19/09/22
Kukësi 15 : 00 Partizani

Të dielën Vllaznia do të presë në Loro Borici Kastriotin, me shpresën se mund të ketë lënë pas traumën e 3-0 të pësuar në Rrogozhinë. Cela pasi ndaloi Tiranën, ka idenë të përsëritet në një ambjent të nxehtë si Shkodra, ndaj një pretendenti tjetër për titull. Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë në renditje, por kuqeblutë e dinë se nuk duhet të humbasin terren më tej.

Lexo më tej: Analiza e Superiores/ Vllaznia skuadra që zotëron më shumë topin: ja si mbrohen ekipet e Superiores

Kjo sepse të hënën Partizani mund të arratiset. Me rezultatin e të tjerëve të ditur, të kuqtë luajnë në Kukës, në debutimin e Dobit në pankinën e bluve. Colella duhet të rinisë fitoret, por pësimi me shijakasit duhet t’i bëhet mësim. Tekniku i ri ka sjellë entuziazëm në Kukës, por për titullin që pretendojnë, duhet të sjellë edhe rezultatet, sepse 2 pikë në 4 ndeshje është e papranueshme…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *