• |
ide | kryesore

Video/ Balotelli, i dehur rrugëve të Lozanës: dy persona e mbajnë nga krahët

-Instant, Sport, Video
Balotelli



Mario Balotelli nuk humb kohë për të tërhequr vëmendjen me skandale. Akoma nuk është njohur mirë me skuadrën e tij të re, Sion, në Zvicër, dhe sulmuesi është në qendër të kritikave. Në videon e publikuar nga «Actu Foot» sulmuesi shfaqet i dehur. Ai ecën duke u lëkundur në dalje nga një lokal në Lozanë, i mbajtur nga dy persona që e marrin me vete. Që nga ai moment, ai nuk është stërvitur më me shokët e skuadrës. Deri më tani, për të, vetëm dy pjesëza ndeshjesh (në total rreth 50 minuta).

Balotelli është rikthyer protagonist. Jo për paraqitjet e tij në fushë me Sion, por për një video që e portretizon në dalje të një klubi në gjendje jo tamam të kthjellët. Në pamjet e filmuara në Lozanë dhe të postuara nga gazeta lokale “Nau.ch”, duket sulmuesi duke u lëkundur në mënyrë të dukshme. Dy persona e mbajnë që të mos rrëzohet. Një skenë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Në Sion, aventura e Supermarios nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë.

HISTORIA

Sulmuesi 32 vjecari firmosi për Sion vetëm 17 ditë më parë, ekzaktësisht në 1 shtator. Balotteli firmosi një kontratë dy vjecare me klubin e ri ndërsa karriera e tij prej nomadi në futboll vazhdon. Në aventurën e tij të fundit në Turqi, sulmuesi u përplas me trajnerin e tij te Demirspor, Vincenzo Montella. Tani, ish-sulmuesi i Manchester City, Liverpool dhe Inter po përgatitet për një fillim të ri.

Lexo më tej: Video/ Sherr i egër mes Montellës e Balotellit: “Për mua mbaroi me kaq, por nga Mario pres më shumë”

Balotelli shënoi 19 gola në sezonin 2021-22, teksa u rikthye edhe në një kamp stërvitor për kombëtaren italiane. Megjithatë, një personazh shumëngjyrësh si ai vazhdon të bëjë po aq tituj negativë sa edhe pozitivë, ndërsa po lufton për të hedhur rrënjë te Sion.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *