• |
ide | kryesore

Video/ Një tifoz i vogël e tall keq, Drogba i shokuar: “Oh Zot i madh, si munde ta bësh këtë”

-Instant, Sport, Video



Një tifoz i ri është tallur keq me Didier Drogba dhe reagimi i sulmuesit nuk ka të paguar. Një video është shfaqur në rrjetet sociale ku shihet një tifoz i ri i Arsenalit që tall në mënyrë epike legjendën e Chelsea. Ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë është i shokuar, nuk mund ta besojë atë që ndodhi. E gjitha ndërsa djali qesh i kënaqur. Klipi u bë menjëherë viral në internet.

Video tregon Didier Drogba që ndalon te një tifoz i ri për t’i autografuar fanellën e Chelsea. Kur ivoriani mbaroi së shkruari, erdhi tronditja. Djali i vogël heq fanellën e Blues dhe tregon dashurinë e tij të vërtetë. Tifozi i ri ka veshur një fanellë të Arsenal. Një fyerje e vërtetë për një legjendë të Chelsea si Drogba.

Drogba është i shokuar dhe reagimi i tij është i paçmuar. Ish-lojtari, tani president dhe pronar i Phoenix Rising, shpreh në mënyrë simpatike disaprovimin e tij total. 44-vjeçari vendos duart në kokë dhe fillon të thotë: “O zot! O Zot! O Zot! Si munde ta bësh?!”. Ndërkohë djali i vogël qesh i kënaqur.

KARRIERA

Drogba e veshi fanellën e Chelsea për nëntë sezone (nga 2004 në 2012 dhe më pas në 2014-15). Me fanellën e klubit londinez ai fitoi 4 Premier League, 3 Kupa të Ligës, 2 Community Shield, 4 Kupa të Anglisë dhe 1 Champions League. Ishte ai që, më 19 maj 2012, shënoi golin e 1-1 kundër Bayern Mynih në finalen e Champions. Një gol që u shënua pak minuta nga fundi dhe i çoi skuadrat në kohën shtesë. Me penallti, ishte ai që më pas bëri goditjen vendimtare dhe i dhuroi Blues trofeun e parë të Champions në historinë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *