• |
ide | kryesore

Berisha: Rama e ktheu Shqipërinë në vasale të Beogradit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha rama vucic



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim online me shqiptarë që jetojnë në Itali. Ai tha se qeveria aktuale ka ndryshuar kursin pro-europian të vendit.

“Meqë jam në këtë temë, dua të ju them këto gjëra. PD-ja është partia e parë politike në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO. PD-ja ishte ndër të para parti në qeveri që nënshkroi partneritetin me NATO-n. Hapi bazat e saj, detare e ajrore dhe territorin për instalimet e SHBA dhe NATO në Shqipëri. PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Bashkë me qeverinë Italiane dhe azere PD ka luajtur një rol përcaktuar për bllokimin e korridorit të jugut për gazin rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani. Kjo përbën një kontribut historik në sigurinë energjetike të Europës.

Nuk ka pasur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj popullit shqiptar. I theksova këto, pasi Edi Rama voton dhe bashkëpunon, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë.

Ai mbron aksin Beograd-Moskë. I kërkon Europës të mos i bëjë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, paçka se Serbia është kthyer në prapavijë të fuqishme të Rusisë që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Pretendon më mirë kështu se sa Serbia të respektojë sanksionet ndaj Rusisë. Herë pas here përdor terminologjinë e Vuçiçit. E ka shndërruar Shqipërinë në një vasal të Beogradit” – tha Berisha.

Akuzat për kullat dhe ndërtimet pa leje

Berisha bëri akuza edhe për nismën kundër ndërtimeve pa leje. Berisha tha se kjo qeveri po legalizon kullat, por po ndjek penalisht një 82-vjeçare për një kotec pulash.

“Në vitin e dytë të qeverisjes së tij ai ka prishur 9 mijë ndërtesa dhe biznese, duke u lënë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria. A i keni ndjekur ju zhvillimet këto ditë. Në Shqipëri kanë mbi kate dhe pallate dhe kulla pa leje. Të gjitha të klientelës së Edi Ramës dhe flitet edhe vetë atij.

U zotua se do të përdorë ligjin. Çfarë përdorimi bëri. Ndjek penalisht një zonjë 82-vjeçare në Nartë se ka ndërtuar një kotec pulash pa leje. Ndërkohë që kullat në mes të Tiranës thotë se do ti legalizojë në kundërshtim me çdo ligj.

Ky është i lidhur, këmbë e krye me krimin dhe drogën. Kjo përbën një vështirë tjetër për shqiptarët. Pasiguria e madhe i detyron ata të largohen masivisht nga Shqipëria” – tha Berisha.

Varfëria.

Një tjetër çështje ishte situata ekonomike ku sërish Berisha ka akuza të tjera për të bërë. “Shqipëria po polarizohet në mënyrë të rrufeshme. Vitin e kaluar INSTAT thotë se Shqipëria pati një rritje ekonomike 9.3 %. Çdo njeri që e dëgjon këtë shifër thotë se ky qenka vendi i punës.

Po punësimi sa ishte, sipas INSTAT, punësimi u rrit gjithsej me 0.4 %. Ata që kanë njohuri elementare e kuptojnë se 9.3 % është mali i narko-eurove. Nuk përkthehet në asgjë, mirëqenie prosperitet për qytetarin shqiptar” – tha Berisha. ©LAPSI.al



20 Comments

      1. java shtate dhe veshgjati surrelit tete me vrap ne serbi,Dr nuk dime te kete shkel aty o qelbesira patronadhiste

  1. Hahahah o mjeshter po ti shko i shet arme serbit ai tjetri bashke me ty marrin leke nga rusia e kush eshte tradhtar i kombit ktu

  2. NUK E KUPTONI SE JU DOLI BOJA ?
    IKU KOHA KUR NA MASHTROVE ME PROPAGANDE O PALLOSH ,
    TE GJITHE E DINE QE KETA JANE RROGTARET E TU O KURV MASHKULL

  3. Vasal i Beogradit ke qene dhe mbetesh ti o bythqir Vucidoli Linde nga sperma serbe dhe i sherbeve Serbise gjithe jeten tende te ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *