• |
ide | kryesore

Detaje/ Zbulohet kush u ekzekutua në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkoder



Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Një person humbi jetën nga të shtënat e pistoletës. Ngjarja ndodhi në një lokal në një zonë mjaft të populluar.

Viktima është identifikuar si Erjon Xhenjo, vetëm 19 vjeç. Ai po qëndronte në këtë lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” kur është qëlluar me breshëri.

Ai u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore. E gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu, por ende nuk kane dhene detaje.

Sipas të njëjtave burime viktima ishte ulur në lokal dhe po pinte kafe në momentin kur e qëlluan. Në pyetje janë marrë menjëherë dëshmitarët ndërsa po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit dhe zonës përreth.
©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *