• |
ide | kryesore

Di Maria kërkon falje: “Reagim i papërshtatshëm, humbja për fajin tim”

-Instant, Sport, Video
Gjykatësi Sportiv



Pas përjashtimit me karton të kuq, ka ardhur ndjesa. Angel Di Maria ka vendosur t’u dërgojë një mesazh tifozëve të Juventus dhe shokëve të tij të skuadrës, pas të kuqit në ndeshjen e Monzas. Argjentinasi dha një goditje me bërryl ndaj Izzos, duke u përjashtuar nga fusha. Juventus në këtë mënyë luajti me 10 lojtarë nga minuta e 40 e pjesës së parë.

Lexo më tej: Video/ Çmendet Di Maria, me 10 lojtarë Juventus është katastrofë: fitorja e parë e Monzës

“Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që pata në fushë – ishin fjalet e argjentinasit në Instagram -. Duke e lënë skuadren me një lojtar më pak në një moment kaq të vështirë në kampionat, na bëri të humbisnim ndeshjen. Për humbjen është vetëm faji im. Më vjen shumë keq. Unë jam profesionist, por edhe një qenie njerëzore që bën gabime dhe di t’i njohë ato”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Juventus është tashmë në vendin e tetë me 10 pikë, pas 7 javëve të para. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën e Allegrit, që e pa sfidën nga tribuna i skualifikuar. Tashmë vendi i parë është shtatë pikë larg dhe pozicioni i bardhezinjve nuk është aspak komod. Sidomos duke pasur parasysh se edhe në Champions kanë zero pikë në dy ndeshje dhe janë një hap nga eliminimi.

https://www.youtube.com/watch?v=o73XRc1O1T8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *