• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Shkodër/ Gjendet i djegur motori i autorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i stilit mafioz ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen “Bujar Bishanaku”. Aty persona të paidentifkukar qëlluan me pisto letë një 19-vjeçar. I riu i identifikuar si Erjon Xhenje ka humbur jetën menjëherë.

Mediat shkruajnë se në vendngjarje janë rreth 30 gëzhoja pistolete. Sipas të njëjtave burime, autorët lëviznin me një motoçikletë e cila u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” të qytetit. Bashkë me motorin ishte edhe pistoleta që dyshohet se u përdor nga autorët.

Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Në akset kryesore janë ngritur postblloqe policie. Policia tha se vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve te ketij ekzekutimi. Janë duke u marrë në pyetje dëshmitarët në vendin e ngjarjes. Në pyetje do të merren edhe familjarë të viktimës me qëllim zbardhjen e motiveve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin



2 Comments

  1. Tani na del qe qenka qelluar me pistolete.
    Para nja nje ore shkruhej qe autoret shkarkuan nje karikator mbi te ndjerin.
    Ndersa ne disa portale te tjera shkruhej qe ishte qelluar nga nje makine ne ecje.
    Kesaj i thone gazetari profesjonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *