• |
ide | kryesore

FOTO/ Lënë takim për tu rrahur para derbit në Madrid: grushta 10 vs 10 në park

-Instant, Sport



Mbrëmjen e sotme në stadiumin Wanda Metropolitano do të luhet derbi i shumëpritur i Madridit ndërmjet Atlèticos dhe Realit. E disa tifozë të dy skuadrave patën idenë “brilante” për t’u përgatitur për sfidën e madhe. Një takim në një park të kryeqytetit spanjoll për një rrahje ‘të ndershme’ 10 vs 10. Ultrasit Colchoneros dhe Merengues, të parët me të kuqe e të tjerët me të bardha, u përplasën dhunshëm. Imazhet e sherrit përfunduan shpejt në rrjetet sociale, duke shkaktuar kritika unanime.

Futbolli përbëhet nga rivalitete të mëdha dhe padyshim që nuk ka më të madh se ai mes dy skuadrave nga i njëjti qytet. Një shembull kryesor, në Spanjë, është antagonizmi mes Atlètico dhe Real Madrid. Sfidat e tyre shpesh karakterizohen nga tensione, grindje, grushta dhe shi kartonësh. Në mënyrë të pashmangshme, jashtë fushës gjërat nuk mund të jenë më mirë. Armiqësia mes tifozëve të dy klubeve është e njohur dhe shpesh çon në përplasje të ashpra. Por disa ultras të dy skuadrave të Madridit bënë edhe më keq. Ata u takuan në një park të qytetit për një përleshje 10 kundër 10.

KRITIKA TË ASHPRA NË RRJETET SOCIALE

Të veshur njësoj si dy skuadrat, 20 personat filluan një përleshje të dhunshme me shkelma dhe grushta. Një përleshje e përjetësuar nga disa video të shpërndara më pas në rrjetet sociale që kanë ngjallur një mori kritikash. “E gjithë kjo është thjesht qesharake,” komentoi një përdorues i hutuar; “Marrëzia në nivelin më të lartë,” i bëri jehonë një tjetër; një i tretë komentoi thjesht me një elokuencë: “Idiotë”. E ndërkohë, policia spanjolle ka nisur një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *