• |
ide | kryesore

Humb thirrjen e Hollandës, sepse nuk përgjigjej në Whatsapp: ishte në spital te e ëma e sëmurë

-Instant, Sport
Whatsapp



Portieri holandez Jay Gorter ka humbur grumbullimin me kombëtaren U-21 për shkak se nuk u përgjigj në kohë në Whatsapp. I riu ishte në spital për të parë nënën e tij të sëmurë. 21-vjeçari i Ajax nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve dhe, për këtë arsye, nuk do të bashkohet me Oranje.

Trajneri i portierëve Sierd van der Berg i dërgoi mesazh Jay Gorter për ta lajmëruar për thirrjen me ekipin e Holandës U-21. Mbrojtësi ekstrem, në ato momente ndodhej në spital për të vizituar nënën e tij, e cila vuante prej kohësh nga veshkat. Ndaj ai nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve të teknikut. Kështu, Oranje kanë vendosur ta lënë jashtë skuadre. Gorter u përpoq të shpjegonte arsyet që e shtynë atë të vononte përgjigjen, por skuadra holandeze nuk e konsideroi të vlefshëm justifikimin e tij.

Gazetari i De Telegraaf, Mike Verëeij rrëfeu atë që ndodhi në podcast-in e Kick-Off: “Mospërgjigjja ndaj mesazheve i kushtoi shtrenjtë Gorter. Sierd van den Berg mendoi se marrëdhëniet personale për lojtarin janë më të rëndësishme sesa paraqitjet në fushë. E mendoi se Gorter mund të ishte përgjigjur gjithësesi në Whatsapp, pavarësisht situatës së nënës së tij. Ose të paktën ai mund të përgjigjej më shpejt. Kështu që Jay Gorter mbeti në shtëpi”.

Lexo më tej: Video / Champions: Ajax poker ndaj Rangers dhe paralajmëron rivalët. Eintracht thyhet nga Sporting

GORTER DO TË QENDROJË NË AMSTERDAM

Kombëtarja holandeze U-21 do të përballet në ditët në vijim me Belgjikën dhe Rumaninë, por pa Gorter. Portieri kishte bërë paraqitjen e tij të parë me ekipin e të rinjve në qershor. Ai u largua nga Go Ahead Eagles për t’iu bashkuar Ajax në verën e vitit 2021. Jay është portieri i tretë i kampionëve holandezë, pas Maarten Stekelenburg dhe Remko Pasveer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *