• |
ide | kryesore

JLO dhe Ben Affleck, drejt divorcit

-Instant, Paparazzi, Slider



JLo dhe Ben Affleck kanë bërë një nga dasmat më të përfolura të vitit. Festa e tyre e madhe në Gjeorgji u komentua shumë në media si dhe muaji i tyre i mjaltit në Paris. Por, duket se romanca e tyre e tyre nuk po shkon aq mirë pas mbarimit të festave.

Sipas një burimi pranë çiftit, ata kanë filluar të kenë probleme duke shkaktuar frikë tek JLo se Affleck do të largohet prej saj. Burim u shpreh se aktori ka shpesh luhatje humori duke nxitur pasiguri tek artistja.

“Tani emocionet e dasmës dhe mujit të mjaltit është zhdukur. JLo është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore.”, deklaroi burimi për Heatworld. Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc.”Lopez thuhet se po kërkon ngjarje të ndryshme për të bërë me Benin për t’i mbajtur ata të zënë dhe për të mos humbur magjinë.

Çifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”. Në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin  muzikor të Lopez për “Jenny from the Block”. Një muaj pas premierës së videos, ai  i propozoi Lopez. Fatkeqësisht, në vitin 2004, ata e anuluan zyrtarisht fejesën dhe u ndanë. Artistja u martua me Marc Anthony duke mirëpritur binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008. Ndërkohë, aktori u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë tre fëmijë : Violet, Seraphina dhe Sam.Të dyja martesat përfunduan me divorc./Lapsi.al



1 Comment

  1. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: [email protected] ose WhatsApp: +2349046229159

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *