• |
ide | kryesore

Kanye West, në një romancë dashurie me modelen e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye  West po kalon kohë me një tjetër modele të famshme. Një burim ka treguar për ET se reperi është në lidhje me Candice Swanepoel.

“Kanye dhe Candice janë duke u takuar ”, thotë burimi. “Ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe janë të kënaqur me mënyrën se si gjërat po shkojnë deri tani. Të dy janë lidhur me modën dhe kreativitetin. Përveç takimeve,cifti po punojnë bashkë. Modelja është paraqitur në fushatën e re të West YZY SHDZ. West postoi një foto të modeles të veshur me nuanca të reja argjendi YZY në Instagramin e tij. Ai gjithashtu ndau një imazh të saj  topless nga i njëjti xhirim.

“Vizioni për xhirimet ishte kaq i qartë, por gjithashtu më lejoi të kontribuoja me perspektivën time për të,” tregoi Swanepoel për Vogue për fushatën. “Për më tepër, ishte emocionuese të ishe pjesë e diçkaje që e dija se do të bëhej menjëherë ikonë.

“Swanepoel pozoi gjithashtu për fushatën SKIMS të Kim Kardashian së bashku me Tyra Banks, Heidi Klum, Alessandra Ambrosio dhe vetë Kardashian, të cilat do të shfaqen në sezonin e ri të serialit Hulu, The Kardashians.Ajo nuk është modelja e parë me të cilin West është parë që nga ndarja e tij me Kim.Në vitin 2021, ai u pa në Francë me Irina Shayk. Ai është gjithashtu pati një romancë dashurie me modelen Chaney Jones dhe modelen-aktoren Julia Fox,e cila së fundmi folën për problemet në lidhjen e tyre.

“Çështjet e pazgjidhura me të cilat ai po merrej,” tha Fox për ES Magazine. “Duket se ai kishte shumë për të punuar, dhe unë thjesht nuk kam kohë për të, apo energji”

Sa i përket Swanepoel-it, ajo u nda nga i fejuari i saj  Hermann Nicoli në vitin 2018./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *