• |
ide | kryesore

Nuk iu dha azil në Shqipëri, deportohet në Turqi gazetari turk

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
azil, britania, BE



Deportohet drejt Turqisë gazetari Ahmet Emre Olur. Gazetari turk kërkoi azil në Shqipëri, por nuk iu dha. Lajmi për deportimin konfirmohet nga avokatja e gazetarit turk.

Ahmet Emre Olur u deportua nga autoritetet shqiptare. Pretendimi ishte se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë. Gazetari kërkoi azil politik. Sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën. Njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës.

Gazetari është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë. Ndërsa sipas avokatit të tij, thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil. Por, ato nuk janë marrë parasysh me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

Avokatët e tij i nisën një letër Ministrisë së Brendshme. Avokatët e tij shprehen se familjarët e Ahmet Emre Olur shprehnin shqetësimin se i afërmi i tyre ishte shoqëruar në komisariatin e policisë Rinas. Më pas, ata thonë se janë takuar me drejtuesit e këtij komisariati. Sipas avokatëve, ata janë vënë në dijeni të faktit se ky shtetas kishte kaluar afatin 2 vjeçar në shtetin Shqiptar dhe për këtë fakt do të merrej vendim dëbimi.

Letra

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës. Dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar.

Bazuar në ligjin me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 2 të tij përcaktohet qartë se ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi. Dhe këto të fundit duhet të kenë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre.” 

Njëkohësisht bazuar në Neni 5 të ligjit me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.” – thuhet mes të tjerash.

Kërkesa

Shkresa vijon si më poshtë.

“Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme, Komisariatit të policisë Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me Nr. 10/2021 ‘Për Azilin në Republikën e Shqipërisë’”, thuhet në shkresën e zyrtare.



9 Comments

  1. Ca pellazgesh leshi?
    Kur babai perdhunues i kurves se gjate vriste me litar poetin Nela…
    Si mund t’i jepte azil nje gazetari….?!!!
    Mire qe nuk e vari fare dhe t’ja conte sulltankes me koken ne tapsi…
    Ore kuptojeni se kjo lukuni prostitutash mavi do ju coje prape perteje pellazgeve tek homoerctusi qe rrinte ne shpella e peme… dhe hante kerma…
    Do rikuperoni dhe bishtin qe Zoti dhe natyra ja hoqen njeriut!!!
    Skeni pare gje akoma!
    Popull zgjebash qe shet voten 50-100€. Bushtrra.

    1. Cfare ke me popullin or ta qifte populli sumen e palare.Dil vete ne proteste i pari pastaj ankohu or ta qifte gamori rusin .

      1. Ik mor plehre e ndyre se ti je nga ata mutra pa pike dinjiteti qe rrini si minj halesh neper komente, bastardi rilindjes

      2. Pse te dieg ty, apo dhe ti e ke shit voten?
        Ai nuk e shau popullin se nuk protestonte por e shau se shet voten per 5 lek dhe ka vene ne pushtet nje qeveri qe po e shkatarron Shqiperine.
        Ketu ka 100% te drejte.

  2. Cfar paradoksesh…
    Shqiperia i oferon azil terroristeve te MEKut dhe Afganeve, ndersa nje gazetari Turk jo vetem qe nuk i ofron azil por nuk pranon fare tia mari ne shqyrtim kerkesen e tij.
    Kam pershtypjen qe kjo gje bie ndesh me ligjin Shqiptar dhe me konventat nderkombetare.
    Cdo ta gezoni Shqiperine e re …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *