• |
ide | kryesore

Meta: Rama paguan çdo ditë 80.000 euro inceneratorët fiktivë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
inceneratorët, Meta



Ilir Meta, ka publikuar një fakt, referuar Agjencisë Europiane të Statistikave. Sipas AES-së, 43 përqind e popullisë në Shqipëri janë të rrezikuar seriozisht nga varfëria. Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se rreth gjysma e popullsisë jeton në këto kushte. Por, Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë.

Postimi i plotë: 

Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së saj të rrezikuar seriozisht nga varfëria dhe përjashtimi social. Situata është edhe më e rëndë nëse i referohemi faktit se aktualisht 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën dhe deri në 5.5 dollarë në ditë. Laku i varfërisë shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë nga rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve. Si dhe nga mungesa e paketave sociale efektive të ndihmës për çdo kategori në nevojë. Rilindja po i zhyt thellë dhe më thellë shqiptarët në pasiguri dhe varfëri. Sepse qëllimi i saj është vetëm vjedhja papushim e taksave të tyre për veten, klientët dhe oligarkët e saj.

Ndërkohë që sipas Eurostat, 43% e popullsisë rrezikohet nga varfëria, Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë, “kryeveprën” e aferës së tij korruptive.

Shantazhet absurde të tij për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione apo thirrjet për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetaret futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash.

Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t’u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant. Për tu ndarë me varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Lexo më tej: Meta: Rama, koka që fshihet pas inceneratorëve 

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë prej vitesh ngrejnë shqetësimin për inceneratorët. Inceneratorët, për ta, janë skema më e madhe dhe ikonike e korrupsionit të qeverisë Rama.



18 Comments

  1. Jepini pronarve te drejten per te shfrytezuar pronat e veta te sekueatruara nga komunizmi. Gezimi i prones eshte e drejte themelore.

  2. Likja e ndien qe po i vjen fundi dhe mendon qe do terhege te tiere ne vorbullen e llumit qe ka krijuar por jo like ne burg do jesh i vetem se nuk ka nieri me te poshter se ti ne kete vend

  3. O trimi i xhajase I.M se je ti kryehajduti i ketij vendi dhe se je futur ne politike sot e 30 vite per te
    mbushur xhepat e tua kete e dime por mos i ngaterro
    njerezit nuk jane te giithe si ti hajdut e spiun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *