• |
ide | kryesore

Nicky Jam nderohet me cmimin ‘Billboard Hall of Fame’

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicky Jam do të nderohet me çmimin Billboard Hall of Fame. Telemundo dhe Billboard kanë përzgjedhur këngëtarin për karrierën e tij artistike.Cmimi do t’i jepet atij gjatë natës së muzikës latine që do të mbahet të enjten, më 29 shtator.

Çmimi Billboard Hall of Fame u jepet artistëve që kanë arritur njohje mbarëbotërore për punën e tyre. Fitues të tjerë të këtij çmimi janë: Alejandro Fernández, Banda El Recodo, Carlos Vives, Daddy Yankee, El Gran Combo de Puerto Rico, Franco de Vita, Joan Sebastian, José José, Marc Anthony.

Kush është Nicky Jam?

Nicky Jam ka një karrierë që përfshin më shumë se tre dekada në muzikën urbane. I lindur si Nick Rivera Caminero, ai është një nga promovuesit e mëdhenj të zhanrit reggaeton. Hitet e tij të para, si “Yo no soy tu marido”, “Me Voy pa’l party”, “Fiel a tu Piel” dhe “La combi completa”, i hapën rrugën muzikës urbane dhe e bënë atë një nga eksponentët më të shquar ndërkombëtarë të zhanrit”. Nicky Jam më vonë bashkëpunoi me Enrique Iglesias në “El Perdon”, i cili arriti në vendin e parë në tabelën Hot Latin Songs të Billboard. Kënga i dha atij hyrjen e parë në listën e Billboard Hot 100 në shtator 2015. Artisti ka bashkëpunuar edhe me  Daddy Yankee, Farruko, Anuel dhe Ozuna.

Reperi ka marrë më shumë se 100 nominime dhe ka fituar 28 çmime, duke përfshirë 13 Billboard Latin Music Awards. Këngët e tij kanë më shumë se 14.5 miliardë shikime në YouTube dhe 1.1 miliardë shikime në Spotify. Idhulli latin ka prezantuar edhe anën e tij të aktrimit me serialin autobiografik “El Ganador” për Telemundo dhe Netflix. Kohët e fundit, ai luajti në “Bad Boys for Life” me Will Smith dhe Martin Lawrence.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë: Hola

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/07/18/aktori-zbulon-planet-rreth-bad-boys-4/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *