• |
ide | kryesore

“Pak kripë para ndeshjes”: Nusret surprizon Napolin, i dhurohet fanella e Di Lorenzos

-Instant, Sport
Nusret



Një surprizë për Napolin në kampin e tyre stërvitor në Milano, përpara ndeshjes kundër Milanit të Piolit. Skuadra e Spallettit është vizituar nga shefi i kuzhinës i famshëm turk Salt Bae, pseudonimi i Nusret Gökçe. E qartë se Spalletit i duhet të ‘mësojë’ si t’i hedhë pak ‘kripë’ produktit të tij. Sidomos para ndeshjes së madhe të Serie A.

Bae është bërë i famshëm në të gjithë botën, për spektaklin me të cilën ai shoqëron gatimin e mishrave. Nusret është spektakolar për teknikën e tij origjinale të përgatitjes së mishit me erëza. Siç dokumentohet nga profili zyrtar i Napolit në Twitter, klubi napolitan i ka dhuruar yllit turk një fanellë të Di Lorenzos. Nusret ka bërë edhe një foto kujtimi me Politanon dhe teknikun Spalletti.

Lexo më tej: Nusret kujton fillimet e vështira, ‘Sot vlej një miliard’

Milan e Napoli do të përballen në mbrëmje në Serie A për kreun e kampionatit. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 14 pikëve pas gjashtë javëve të para dhe një fitore do t’i vendoste në krye. Sigurisht Napoli e Milan duhet të bëjnë kujdes edhe nga Atalanta, po me 14 pikë, që do të luajë me Romën. Verdhekuqtë e ndjekin skuadrën e Gasperinit një pikë pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *