• |
ide | kryesore

Shawn Mendes lancon një program terapie muzikore

-Instant, Paparazzi, Slider



Shawn Mendes ka hapur së fundmi një program terapie muzikore të quajtur Wonder of Music.

Angazhimi prej 1 milion dollarësh nga Fondacioni Shawn Mendes do të mbështesë aktivitete të ndryshme të terapisë muzikore.

“SickKids është një vend shumë i veçantë për mua dhe qytetin tim të lindjes, Toronto. Jam shumë i nderuar të mbështes një program kaq të rëndësishëm”, tha Mendes në një deklaratë për shtyp. Ai vazhdoi, “Muzika ka pasur një ndikim kaq të thellë në jetën time dhe është një formë terapie për mua. Mund të shpresoj vetëm se programi do të ndihmojë pacientët, familjet dhe stafin e SickKids. ”

Kantautori u frymëzua fillimisht pasi ishte dëshmitar i programit  dhe ai vetëm planifikon t’i zgjerojë ato më tej. Aktualisht, muzikoterapistët punojnë me fëmijët dhe të rinjtë përmes seancave muzikore të individualizuara dhe shkrimit të këngëve për ti ndihmuar të përballojnë kohën e tyre në spital.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Shawn për mbështetjen e tij për SickKids dhe programin e terapisë muzikore,” tha Carolyn Marshall, terapiste e certifikuar e muzikës.

Ajo shtoi, “Terapia muzikore është një mundësi për të shprehur dhe përpunuar një gamë komplekse emocionesh si : zemërimi, lëndimi, lumturia, frika ose shpresa. Kjo dhuratë bujare do të na lejojë ne të vazhdojmë të mbështesim pacientët tanë përmes muzikës”.

Fondacioni Shawn Mendes, i cili u themelua në vitin 2019 kërkon të përforcojë, fuqizojë organizatat dhe punën e tyre.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: People



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *