Pas Shkodrës ku një person ka humbur jetën nga të shtënat në një lokal raportohet një ngjarje e rëndë edhe në Korçë. Burime nga mediat thotë se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ai është paraqitur në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri është Romeo B.. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me ar më zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al
LEXO: Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave