• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta ‘pushton’ Romën: dëmtohet Dybala, përjashtohet Mourinho

-Instant, Sport, Video
Atalanta



Në javën e shtatë të Serie A, Atalanta bën goditjen e madhe duke mposhtur Romën 1-0 dhe mbetet në krye të renditjes. Një skuadër cinike dhe më pak spektakolare se në sezonet e mëparshme, por rrëmben tre pikët. Vendosi goli i parë sezonal i Scalvinit, që befasoi Rui Patricion me një goditje të saktë nga e djathta. Verdhekuqtë mbetën pa Dybala, i dëmtuar gjatë nxemjes. Roma krijoi disa raste, por Abraham nuk ishte në ditën e tij dhe humbi një mundësi ballë për ballë me Sportiellon. Pjesa e dytë ishte një monolog i vendasve, por muri bergamask rezistoi. Mourinho u përjashtua për protesta.

Lexo më tej: Video/ Roma, humbje historike për Mourinho! Më e rënda në Serie A: “Kisha siklet për ndeshjen kur pashë arbitrin”

Në majën e Serie A, lider është gjithnjë e më shumë Atalanta, që ngriu entuziazmin e gjashtëdhjetë mijë tifozëve në Olimpico. Roma e José Mourinhos, në fakt, u rrëzua në shtëpi për herë të parë në këtë sezon. Një 18 vjeçar firmosi 0-1, që mban në krye bergamaskët. Scalvini realizoi në pjesën e parë, ndërsa verdhekuqtë do ta kishin merituar barazimin për mundësitë e krijuara. Por shpenzuan shumë mundësi para portës dhe në futboll paguajnë gjithnjë ata që gabojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *