• |
ide | kryesore

Video/ Çmendet Di Maria, me 10 lojtarë Juventus është katastrofë: fitorja e parë e Monzës

-Instant, Sport, Video
Gjykatësi



Monza, në debutimin e trajnerit të ri Palladino, fitoi ndeshjen e parë të historisë së saj në Serie A. Viktima e luksit ishte Juventus, i mposhtur me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Gytkjaer në pjesën e dytë erdhi me bardhezinjtë në inferioritet numerik. Skuadra e Allegrit, veçanërisht e ndrojtur gjatë gjithë ndeshjes, mbeti me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Di Maria në pjesën e parë. Mungesa e zakonshme e lojës u përkeqësua nga inferioriteti numerik. E tani, pozicioni i Allegrit bëhet edhe më i ndërlikuar.

Lexo më tej: ‘Allegriout’, thirrja e tifozëve merr përgjigjen e Juventus: “Bashkë”

Pritej një Juventus reaktiv pas një fillimi të keq të sezonit në kampionat dhe drastik në Champions. E në vend të kësaj, në javën e shtatë të Serie A, në një ndeshje që ngjante me shansin e fundit, vjen humbja e parë në kampionat. Një rrëzim përballë Monzës, që nuk kishte festuan kurrë në elitë tre pikë. Por që e meritoi plotësisht 1-0, për lojën e shprehur dhe mundësitë e krijuara. Di Maria humbi mendjen nën presion, duke dhënë një goditje me brryl kundërshtarit, sanksionuar me të kuqe direkte. Monza e ish-Palladinos, në debutimin e tij në pankinë, pasi humbi tre ndeshjet e para në shtëpi, merr tre pikët e para me Juventusin – të parët absolutisht në Serie A – të cilat i shtohen pikës së vetme të marrë deri më tani, javën e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *