• |
ide | kryesore

Video/ Napoli i pari, Milan ndalet nga traversat: nga tribuna Spalletti ‘grabit’ pikët në San Siro

-Instant, F1, Sport, Video
Spalletti



Napoli mposht Milan 2-1 në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së shtatë të Serie A. Blutë e Spalletti konfirmohen kështu në krye të renditjes, duke barazuar pikët me Atalantën. Një pjesë e parë e fortë e kuqezinjve, por që përfundoi me rrjetat e paprekura. Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli kaloi në avantazh me një penallti të Politanos (55′). Të besuarit e Piolit reaguan dhe barazuan rezultatin me Giroud (69′), por në minutën e 78-të erdhi befasia. Goditja fituese me kokë e zëvendësuesit Simeone, i shkaktoi Milan humbjen e parë të sezonit.

Napoli bën goditjen e madhe në San Siro dhe fiton ndeshjen me Milan, duke mposhtur kuqezinjtë 2-1. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Napoli kaloi në epërsi me Politanon me penallti, pas faullit të Dest ndaj Kvaratskhelia. Më pas erdhi goli i barazimit të Giroud dhe goli vendimtar i Simeones.

Lexo më tej: Video/ Atalanta ‘pushton’ Romën: dëmtohet Dybala, përjashtohet Mourinho

Me këtë fitore, të besuarit e Spalletti (i skualifikuar dhe për rrjedhojë në tribunë) arrijnë Atalantën dhe mbeten në krye të renditjes. Humbja në fakt tani e detyron Milanin të ndjekë dyshen e kreut. Për Djallin ndërpritet një seri prej 22 rezultatesh të dobishme radhazi në kampionat, disfata e fundit daton në janar (Spezia). Kuqezinjtë mund të ankohen për fat të keq, pasi Napoli u shpëtua dy herë nga traversa.

Serie A Italy

Udinese 3-1 Inter
Cremonese 0-4 Lazio
Fiorentina 2-0 Verona
Monza 1-0 Juventus
Roma 0-1 Atalanta
AC Milan 1-2 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *